Home / Lajme / Botë / Franca dënon sulmet brutale të regjimit sirian me mbështetjen e Rusise
PARIS (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Francës Laurent Fabius deklaroi se dënon sulmet brutale të regjimit të Asadit me mbështetjen e Rusisë ndaj civilëve në Halep. ( Esra Akgün - Anadolu Ajansı )

Franca dënon sulmet brutale të regjimit sirian me mbështetjen e Rusise

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës Laurent Fabius deklaroi se dënon sulmet brutale të regjimit të Asadit me mbështetjen e Rusisë ndaj civilëve në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij Fabius bëri të ditur se ai mbështet vendimin për të pezulluar bisedimet në Gjenevë pasi që Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë Steffan de Mistura është takuar me Komitetin të Lartë të Negociatave i formuar nga opozitarët sirianë.

”Regjimi i Asadit dhe aleatët e saj nuk kanë vepruar në mirëbesim dhe bëjnë sabotimin e përpekjeve të paqes. Regjimi dhe aleatët e saj duhet të respektojnë vendimin 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili ka të bëjë me përgjegjësitë për situatën humanitare”, deklaroi Fabius.

Ai tha se Franca me aleatët e saj këtë çështje do ta diskutojë në detaje në konferencën në lidhje me ndihmën për familjet e viktimave të konflikteve në Siri që do të mbahet në Londër. ”Dënojmë sulmet brutale të regjimit të Asadit me mbështetjen e Rusisë ndaj civilëve në Halep”, theksoi ai.

Në deklaratën e saj OKB-ja ka paralajmëruar se për shkak të rritjes së operacioneve ajrore në Halep në dy ditët e fundit mijëra njerëz janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre, ndërsa nga sulmet ajrore jetën e kanë humbur tre punëtorë të ndihmave humanitare.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *