Home / Lajme / Botë / Francë, policia rrënon kampin rom në periferi të Parisit
PARIS (AA) - Policia franceze ka rrënuar një kamp që ndodhej përgjatë hekurudhës në periferi të Parisit, ku ishin vendosur qindra romë. Si arsye për largimin e kampit autoritetet parisiene kanë argumentuar shqetësimet shëndetësore. ( Geoffroy Van der Hasselt - Anadolu Ajansı )

Francë, policia rrënon kampin rom në periferi të Parisit

Policia franceze ka rrënuar një kamp që ndodhej përgjatë hekurudhës në periferi të Parisit, ku ishin vendosur qindra romë. Si arsye për largimin e kampit autoritetet parisiene kanë argumentuar shqetësimet shëndetësore.

Grupet e aktivistëve thonë se në lokalitetin e lartpërmendur në strehimoren e improvizuar jetonin rreth 400 persona. Shumë veta më parë ishin larguar nga kampi, sepse kanë dëgjuar se po përgatitet oparacion policorë, ndërsa të tjerët u larguan në heshtje nga kampi në mëngjesin e së mërkurës.

Toka në të cilën kishin vendosur romët kampin, i përkiste kompanisë hekurudhore SNCF, e cila nuk ka dashur të komentojë rreth rastit.

Mijëra romë jetojnë në vendbanime të improvizuara në të gjithë Francën, shpesh pa energji elektrike dhe ujë. Çdo ditë ata përballen me diskriminim.

Amnesty International u ka bërë thirrje autoriteteve parisiene që të gjejnë zgjidhje për strehimin e romëve, sepse do të bëhen të pastrehë ose të zhvendosurit do të ndërtojnë një kamp të ri në njdonjë lokacion tjetër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *