Home / Lajme / Botë / Futbolli kinez po bëhet gjithnjë e më tërheqës në botë

Futbolli kinez po bëhet gjithnjë e më tërheqës në botë

Afati kalimtar i janarit ka shënuar largimin e një numri të madh të yjeve të futbollit nga Evropa në Kinë, e cila flet për synimin e drejtuesve të futbollit kinez, që në afat sa më të shkurtër liga kineze të jetë në fokus të opinionit global sportiv, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkuarja e golashënuesit kolumbian Jackson Martinez nga Atletico Madrid, brazilianit Ramires nga Chelsea, Gervinho nga Roma, Fredy Guarin nga Interi, Stephane Mbia nga Trabzonspori, Demba Ba dhe Ersan Adem Gulum nga Beshiktashi në klubet kineze gjatë afatit kalimtar të janarit të kaluar ka tërhequr vëmendjen opinionit.

Shumat milionëshe të këtyre transfertave, duke edhe ato rekorde prej 42 milionë eurosh të paguara për Martinez janë indikacione se klubet kineze janë forcuar mjaftueshëm të garojnë së bashku me gjigantët evropianë për të hyjrë në grup me emrat e famshëm të futbollit.

Përveç lojtarëve, në fushat e stadiumeve kineze janë gjithnjë e më të zakonshme emrat e trajnerëve të njohur të futbollit botëror. Eksperti brazilian Felipe Scolari, suedezi Sven Goran Eriksson dhe trajneri italian Alberto Zaccheroni për disa kohë drejtojnë klubet kineze Guangzhou Evergrande, SIPG Shangai dhe Beijing Guoan.

Forcimi financiar i klubeve kineze është një proces që ka zgjatur për disa vite, kurse elemente bazë të kësaj rritjes janë numri në rritje i spektatorëve në ndeshje, rritja e të ardhurave nga e drejta e transmetimit televiziv, përfshirja e investitorëve në strukturën e pronësisë së klubeve, fitimet nga marketingu dhe investimet e mëdha në infrastrukturën e futbollit.

Vitin e kaluar, ndeshjet e ligës kineze regjistruan mesatare prej 22 mijë spektatorësh, sipas së cilës liga kineze pothuajse ka arritur mesataren e spektatorëve në ndeshje çfarë kanë kulubet e ligave elite evropiane në Itali dhe Francë.

Mediat kineze njoftojnë se pjesëmarrja në ndeshjet e Ligës kineze nga marsi i këtij viti, do të rritet në 25.000. Me këtë ritëm deri në vitin 2018 vizitorë më shumë nga ndeshjet e ligës kineze mesatarisht kanë vetëm Premier Liga Angleze dhe Bundesliga gjermane.

Numri më i madh i spektatorëve në stadiume, klubeve kineze u ka sjellë të ardhura më të larta nga të drejtat televizive. Televizionet lokal për të drejtat e transmetimit, vitin e kaluar kanë paguar një rekord prej nëntë milionë dollarësh. Në nëntor të vitit të kaluar, kontrata janë nënshkruar për pesë vitet e ardhshme, kurse televizionet kinez klubeve në sezon do t’iu paguajnë 250 milionë dollarë.

Popullarizimi i futbollit në Kinë është frymëzuar kryesisht nga trendi i MLS-së Amerikane, ku në vitet e fundit nga Evropa shkuan yjet e shumtë të futbollit, si David Beckham, Frank Lampard, Thierry Henry, Steven Gerrard, Kaka, David Villa dhe Andrea Pirlo.

SHBA dhe Kina janë dy ekonomitë më të mëdha të botës, kurse konkurrencën e kanë zhvendosur edhe në fushat e gjelbra të futbollit.

Lider i popullarizimit të futbollit kinez është klubi i privatizuar Guangzhou Evergrande të cilin e drejton Scolari, i cili në ekipin e tij tashmë ka lojtarët e famshëm të futbollit Robinho, Paulinho dhe Ricardo Goulart. Këtë javë atyre iu bashkua edhe Martinez. Ekipi i Scolarit ndiqet mesatarisht nga 45 mijë spektatorë, kurse në vitrina ka pesë trofe të ligës kineze dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *