Home / Lajme / Botë / Gara brenda demokratëve, Clinton fiton në Karolinën e Jugut
WASHINGTON (AA) - Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, me votat e marra në procesin parazgjedhor në radhët e demokratëve për garën presidenciale në SHBA ka arritur epërsi mbi senatorin Bernie Sanders. foto: AA (arkiva) ( AA - Anadolu Ajansı )

Gara brenda demokratëve, Clinton fiton në Karolinën e Jugut

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, me votat e marra në procesin parazgjedhor në radhët e demokratëve për garën presidenciale në SHBA ka arritur epërsi mbi senatorin Bernie Sanders, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa vazhdojnë proceset për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen me 8 nëntor në SHBA, theksohet se në procesin parazgjedhor në Karolinën e Jugut, Clinton ka fituar me 73.5 përqind, ndërsa kundërshtari i saj Sanders ka siguruar 26 përqind.

Pas kësaj fitoreje në deklaratën e parë të saj Clinton ka vendosur në pah vendosmërinë e saj në garë ku ajo u shpreh se: “Që nga dita e nesërme kjo fushatë do të prezantohet në një dimension kombëtar”.

Për fitoren e Clintonit në Carolinën e Jugut vihet në dukje se kanë patur një rol të rëndësishëm votuesit afro-amerikanë dhe se me këtë rezultat mund të arrijë një avantazh kryesisht në rajonet jugore.

Clinton më 1 shkurt fitoi me një diferencë të vogël kundër kundërshtarit në Lowa dhe gjithashtu pati fituar edhe në zgjedhjet e mbajtura në Nevada më 20 shkurt, ndërsa Sanders ka fituar zgjedhjet në New Hampshire të mbajtura me 9 shkurt.
Clinton bashkë me parazgjedhjet në Carolinën e Jugut deri më tani ka arritur të fitojë simpatinë e votuesve demokratë në tre zona nga 4 të tilla.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *