Home / Kryesoret / Gardhi i dytë me tela në kufirin jugor të Maqedonisë

Gardhi i dytë me tela në kufirin jugor të Maqedonisë

rmata e Republikës së Maqedonisë (ARM) filloi me vendosjen e gardhit të dytë me tel me gjemba përgjatë kufirit maqedono-grek, tek kota 59. Planifikohet që gardhi i dyfishtë të jetë në tërë vijën jugore kufitare. Masa mbrojtëse shtesë zbatohet për shkak të faktit se migrantët i shfrytëzojnë kalimet ilegale për të hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë, prej ku vazhdojnë drejt vendeve perëndimore evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

“ARM filloi me vendosjen e gardhit të dytë me tela. Vendosen edhe shtylla në vendet. Qëllimi për vendosjen e gardhit plotësues është njëjtë si më parë, gjegjësisht parandalimi i kalimeve ilegale dhe orientimi i refugjatëve drejt vendit të saktë për regjistrimin e tyre”, konfirmuan për AA nga Sektori për marrëdhënie me opinionin në ARM.

Informacionet nga ARM-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) flasin se rreth 20 mijë kalime ilegale janë penguar nga fundi i muajit nëntor, kur është vendosur gardhi i parë me tela, ndërsa vetëm në janar të këtij viti janë parandaluar më shumë se 4 mijë kalime ilegale të migrantëve të cilëve iu është ndaluar transiti.

Në bazë të kritereve të Bashkimit Evropian (BE), me zbatimin e qasjes selektive të mundësimit për kalim në kufirin e Maqedonisë, nga 19 nëntori i vitit të kaluar lëshohen vetëm refugjatët nga rajonet e luftës në Afganistan, Siri dhe Irak, por jo edhe emigrantët ekonomikë nga vendet e tjera të Azisë dhe Afrikës.

MPB-ja informon se në periudhën prej 00,00 deri në ora 24,00 më datë 6 shkurt 2016, janë dhënë vërtetime për gjithsej 1.782 shtetas të huaj të cilët kanë parashtruar kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *