Home / Kryesoret / Gazetarët bojkotojnë seancën gjyqësore për ‘grupin e Kumanovës’

Gazetarët bojkotojnë seancën gjyqësore për ‘grupin e Kumanovës’

Në seancën gjyqësore të radhës për ‘grupin e Kumanovës’, gazetarëve nuk u janë siguruar kushte dhe hapësira të përshtatshme për ndjekjen e seancës, njofton Telegrafi.

Sipas gjykatës, kapacitetet e sallës ku mbahet seanca ofrojnë mundësi që vetëm katër gazetarë të ndjekin diskutimet, por një nga shkaqet përmendet edhe aspekti i sigurisë.

Megjithatë, gazetarët kanë vendosur që mos bëjnë kompromis dhe asnjëri nuk është futur në Gjykatë; vetëm fotoreporterët dhe kamerat janë futur për të pasqyruar disa pamje të kësaj seance, ku pritet të ndëgjohen deklaratat e dëshmitarëve të Prokurorisë, ndërkaq brenda në sallë ndodhet edhe ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa, si dhe përfaqësues të OSBE-së. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *