Home / Lajme / Botë / Gjermania dënon testimin e raketës balistike nga Koreja e Veriut
BERLIN (AA) - Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka dënuar ashpër testimin e raketës balistike me rreze të gjatë të Koresë së Veriut duke e vlerësuar këtë veprim si "provokim të papërgjegjshëm". ( Mehmet Kaman - Anadolu Ajansı )

Gjermania dënon testimin e raketës balistike nga Koreja e Veriut

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka dënuar ashpër testimin e raketës balistike me rreze të gjatë të Koresë së Veriut duke e vlerësuar këtë veprim si “provokim të papërgjegjshëm”, raporton Agjencia Anadolu (AA).

“Koreja e Veriut edhe një herë tregoi se ajo ka zhvlerësuar paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar. Testimi i raketës balistike është akt i papërgjegjshëm dhe provokues. Me këtë edhe një herë ka shkelur rëndë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndërsa siguria rajonale përsëri u vu në rrezik”, tha Steinmeier në një reagim me shkrim.

Shefi i diplomacisë gjermane Steinmeier tha se Koreja e Veriut me këtë akt ka provokuar të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ai theksoi se kjo nuk duhet të mbetet pa reagim, duke shtuar se mbledhja e sotme e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë e nënkupton.

Autoritetet e Koresë së Veriut kanë thënë se në kuadër të zhvillimit të “programit paqësor të hapësirës” ka testuar raketën balistike me satelit në orbitë, por kjo shkaktoi reagime të fuqishme në mbarë botën.

Me kërkesë të Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së në selinë e OKB-së ka filluar dhe mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit lidhur me këtë rast.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *