Home / Kryesoret / Gjykata e Shkupit u kërkon falje gazetarëve

Gjykata e Shkupit u kërkon falje gazetarëve

Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup u kërkon ndjesë të gjithë përfaqësuesve të mediave të cilët sot dëshiruan të marrin pjesë në debatin kryesor për rastin “Lagjja e trimave”, më 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

“Për shkak se si Gjykatës ishim të njoftuar se për debatin e sotëm kryesor nuk mund ta shfrytëzonim sallën në Gjykatën Supreme, ku deri më tani mbahej gjykimi, debati i sotëm u mbajt në sallën e Gjykatës Penale e cila është me kapacitet jashtëzakonisht më të vogël. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lëndë në të cilën të akzuar janë 29 persona, për vepra të rënda penale dhe të gjithë janë të shoqëruar nga shoqërues nga institucionet ku e vuajnë masën paraburgim, ndërsa në mënyrë plotësuese në sallë janë të pranishëm edhe avokatët e tyre, ndërsa duke e pasur parasysh kufizimin hapësinor të sallës së gjykatës si dhe nivelin e lartë të sigurisë nën të cilin udhëhiqet kjo lëndë, në sallën e gjykatës nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të gjithë përfaqësuesit e mediave”, thuhet në kumtesën e sotme nga Gjykata.

Për këtë arsye, siç shpjegojnë, u propozua që në debatin kryesor të hyjnë vetëm një pjesë e gazetarëve, por ata këtë e refuzuan për çka si Gjykatës kemi mirëkuptim të plotë, por njëherit kërkojmë edhe mirëkuptim nga ana e tyre për kushtet dhe kufizimin e sallës sonë të gjykatës.

“Njëherit për gjithçka që sot ndodhte në debatin kryesor, në pajtueshmëri të ligjit po bëhet procesverbal i cili është qasës për palët në procedurë, ndërsa në debatin kryesor morën pjesë edhe përfaqësues të misionit të OSBE-së, Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Koalicionit të gjithë për gjykim të drejtë, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Shkup, prej aty shpjegojmë se janë të pavërteta të gjitha shkrimet për qëllimin e gjykatës që ta mbyllë gjykimin për opinion”, thuhet në kumtesë.

Në debatin e sotëm kryesor, siç informojnë nga Gjykata, deklaratë të tyre kanë dhënë pesë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, ndërsa gjykimi vazhdon më 25.03.2016 në orën 10:00 me procedurë dëshmuese.

Për të gjithë informatat e tjera të lidhura me debatin e sotëm kryesor, siç qëndron në kumtesë, gazetarët mund të drejtohen deri te Zyra për marrëdhënie me opinionin e Gjykatës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *