Home / Kryesoret / Gjykata ende pa vendim për paraburgimet

Gjykata ende pa vendim për paraburgimet

Gjykata e Shkupit tani për tani nuk ka vendim përfundimtar nëse Gordana Jankullovska, Kirill Bozhinovski, Ismet Guri dhe dy të tjerë do të mbeten në liri, siç u vendos paraprakisht ose do të merren në paraburgim. Sipas informatave jozyrtare, Këshillat penal ende vendosin për ankesat e Prokurorisë Speciale, pasi të hënën gjykata i hodhi poshtë kërkesat e Katica Janevës.

Megjithatë, pritet që sot pasdite ose sonte, publiku ta mësojë vendimin përfundimtar.

Por, përveç vendimit të Këshillave Penal, publiku pret sot nga gjykata njoftim pse u hodhën poshtë që në procedurën e parë kërkesat e Prokurorisë Speciale për paraburgim të Janakieskit, Temellkos dhe dy të tjerëve. Këto vendime janë tashmë në fuqi, që ishte kusht të bëhen publike, siç njoftoi gjykata.

“Arsyet për këtë vendim janë të shënuara në shpjegim, ku lejohet afat për ankesë brenda 24 orëve. Dhe duke pasur parasysh se nuk janë të plotfuqishme, nuk mund të komentohen më tej. Dhe kur të jenë të plotfuqishme do të publikohen në gjykatë, në ueb faqen e gjykatës dhe do të vihen në dispozicion për të gjithë”, deklaroi Paula Bozhinovska, Zëdhënëse e Gjykatës Themelore Shkup 1

Prokuroria speciale para saktësisht një jave ka dorëzuar 9 kërkesa për paraburgim në lidhje me tre hetimet e para të bombave. Tetë ishin për “Titanikun”, në të cilin ishin të dyshuar funksionarë të VMRO-DPMNE-së dhe disa persona. Në një lëndë të veçantë, për parregullsitë në Çair, ka kërkuar një tjetër paraburgim. Deri tani, gjykata ka refuzuar të gjitha kërkesat e Prokurorisë Speciale, nga të cilat katër përfundimisht, edhe pse shumica e personave akuzohen për veprën bashkëpunim kriminal dhe vepra të rënda kundër zgjedhjeve dhe vullnetit të votuesve.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *