Home / Kryesoret / Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtoj kushtetutshmërinë e Ligjit për falje

Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtoj kushtetutshmërinë e Ligjit për falje

Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Ligjin për falje që u miratua në vitin 2009. Pesë gjyqtarë ishin “për” dhe katër “kundër” hapjes së procedurës për vlerësimin. Kjo do të thotë se në qoftë se gjyqtarët i pezullojnë ndryshimet e Ligjit, Presidenti do mund të falë persona të dënuar për parregullsi zgjedhore, si dhe pedofilë, dilerë droge dhe për vepra kundër njerëzimit dhe të së drejtës ndërkombëtare. Iniciativa është ngritur më 5 shkurt nga avokati Risto Kitevski nga Shkupi. Gjyqtari raportues për rastin Nikolla Ivanovski, tha se ligji duhet të shfuqizohet sepse një pjesë e të burgosurve janë vendosur në pozitë jo të barabartë.
Si shembull theksoi se sipas ligjit në fuqi, i dënuar për terrorizëm mund të falet, por nuk mund të falet për një gram drogë.

Në anën e tij qëndroi gjyqtari Josif Josifovski dhe kryetarja e gjykatës Elena Gosheva, sipas së cilës Ligji nuk duhet ta zgjerojë apo ngushtojë të drejtën e Kryetarit cilin ta falë. Mendime të kundërta kishin gjyqtarët Gëzime Starova, Natasha Gaber, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. Gjykatësja Starova e akuzoi Ivanovskin se ka standarde të dyfishta. Vetëm tre vjet më parë ai ishte përkrahësi më i madh i ashpërsimit të dënimeve për pedofilët, për ti mbrojtur fëmijët viktima. Ndërsa sot ka qëndrim të kundërt që abuzuesit e fëmijëve duhet të kenë të drejta të barabarta pavarësisht nga pasojat e veprimeve të tyre. Gjyqtarja Gaber, tha se nëse shfuqizohen ndryshimet e Ligjit, Gjykata Kushtetuese do të marrë rolin e një ligjvënësi, duke rrënuar punën e Gjykatës dhe çdo gjë që ka punuar në 50 vitet e fundit.

Gjyqtari Murati si shembuj mori 20 vende të botës, ku kudo ka ligj që rregullon mënyrën e faljes që e bën presidenti. Nëse shfuqizohet ligji, atëherë do të shfuqizohet edhe Komisioni për falje në kabinetin e presidentit, sepse u formua me ndryshimet e ligjit në vitin 2009. Mbetet simptomatike koha e kërkesës për shfuqizim të ndryshimeve të Ligjit, sepse kontestohet një ligj i miratuar shtatë vjet më parë si një iniciativë e VMRO DPMNE-së, dhe tani kërkohet shfuqizim i të njëjtit në një kohë kur udhëheqësia më e lartë e partisë së Gruevskit dyshohen për mashtrime zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *