Home / Kryesoret / Gjykata sot shpallë vendimin për Jankullovskën dhe Janakievskin

Gjykata sot shpallë vendimin për Jankullovskën dhe Janakievskin

brëmë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 u paraqitën ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe kryetari i Pustecit, Edmond Temelko, të cilët nga Prokuroria Speciale u apostrufuan si të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kriminaliz të procesit zgjedhor, raporton Anadolu Agency (AA).

I pari që u morr në pyetje ishte Edmond Temelko, ndërsa më vonë rreth orës 9 të mbrëmjes në Gjykatë u paraqit edhe Mile Janakieski. Të dy të akuzuarit u larguan nga Gjykata pas mesnatë dhe nuk pranuan të komentojnë rastin. Gjatë ditës së sotme pritet vendimi i Gjykatës.

Përndryshe hetimi gjyqësor i Janakieskit dhe Temelkos vjen pasi prokurorja speciale publike, Katica Janeva dhe ekipi i saj paraditën e të premtes në aksionin “Titanik” kërkoi paraburgim për tetë personat të akuzuar për cenim të të drejtës zgjedhore, blerje të votave, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të fushatës zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *