Home / Showbiz / Gjyste Vulaj: Deri në moshën 50 vjeçare nuk dorëzohem

Gjyste Vulaj: Deri në moshën 50 vjeçare nuk dorëzohem

Faqe të ndryshme në rrjetet sociale janë bërë therë në sy për shumë personazhe të njohur të cilët në të shumtën e rasteve duken vërtetë falco derisa ato faqe tregojnë realitetin se si kanë qenë para se të bëhen të famshëm dhe si janë tani.

Një personazh i prekur në këtë rast është dhe këngëtarja e njohur nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj e cila duket se nuk e ka problem të flet hapur për origjinalitetin e saj që ka duke hedhur poshtë kritikat për operacione dhe ndërhyrje të ndryshme.
”Fotot e publikuara në ato faqe janë nga video ime ‘Ik ore plak”, aty kam qenë pasi e kam lind Rozanën me 5 kilogram më e shëndoshë se sa që kur e kam lind djalin e madje edhe rezolucioni e poza e prishin imazhin se vërtetë kam qenë e bukur edhe atëherë edhe tash (qesh)”, shprehet këngëtarja në bisedën e saj me ”Panorama plus”.
”Unë kujdesem shumë për vete se mbarova duke mbajtur dieta e duke ushtruar e madje normal që edhe make up e bën të veten, grimi atëherë dhe tash ka një diferencë të madhe, tani jo vëndosim qerpik e vetulla e madje përdorim edhe photoshop. E sa për gjoksin ka metoda tjera pa bërë operacion për t’u duk bukur sigurisht kur ke gjoks po fotot që kanë publikuar nuk janë profesionale por të shkëputura nga video e janë deformuar, unë kam gjoks shumë normal jo stil Kardashian”, thekson këngëtarja Vulaj e cila flet pa asnjë problem për ndëhyrjet duke thënë se nuk ka nevojë të realizojë dicka pasiqë kujdeset në mënyra tjera.
”E sa i përket ndërhyrjeve me u ndryshu nuk kam nevojë por do kujdesem për cdo gjë dhe gjithmonë do të dukem sa më bukur për veten time, ashtu sic vendosi qerpik, thonjë, flokë ashtu do bëj dhe botox, filler e cdo gjë që të jetë e nevojshme për të rruajtur nga pleqëria Gjysten e sikur mos kem mundësi t’i bëj gjitha këto që i përmenda pa darkë do ri dhe do i bëj. Kur kam lind vajzën kam qenë shumë e mbushur kur kam dal nga spitali me shumë kilogram por më pas për një muaj me dietën e Atkins kam humbur 13 kilogram e që atëherë deri më sot me dieta gjithmonë duke mbajtur veten e në këto 5 vitet e fundit pleqëria afrohet por unë deri në 50 nuk dorëzohem”, thekson në fund të bisedës sonë këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *