Home / Kryesoret / Greqi, gazetarët në grevë të përgjithshme
AHTINË (AA) - Teksa ka patur reagime të forta nga të gjitha shtresat e shoqërisë për ndryshimet e planifikuara në fushën e sigurimeve shoqërore të ndërmarra në kuadër të reformave të qeverisë në Greqi, edhe punonjësit në sektorin e shtypit ditën e sotme kanë nisur një grevë 24 orëshe. ( Ayhan Mehmet - Anadolu Ajansı )

Greqi, gazetarët në grevë të përgjithshme

Teksa ka patur reagime të forta nga të gjitha shtresat e shoqërisë për ndryshimet e planifikuara në fushën e sigurimeve shoqërore të ndërmarra në kuadër të reformave të qeverisë në Greqi, edhe punonjësit në sektorin e shtypit ditën e sotme kanë nisur një grevë 24 orëshe, raporton Anadolu Agency (AA).

Me thirrjen e bërë nga Federata e Gazetarëve të Greqisë (POESY) në kuadër të grevës në vend janë ndërprerë publikimet në kanalet televizive publike dhe private, agjencitë e lajmeve, stacionet e radiove dhe ueb-faqet lajmeve. Ndër të tjera theksohet se janë anuluar edhe konferencat për shtyp, ku vihet në dukje se për shkak të grevës ditën e nesërme nuk do të shtypen gazetat.

– Vazhdojnë protestat e fermerëve-

Ndër të tjera theksohet se edhe fermerët për shkak të tatimit shtesë dhe reformës së sigurimeve shoqërore të sjellë në sektorin e bujqësisë kanë vazhduar protesta duke bllokuar rrugët ndërqytetase me automjetet e tyre. Njoftohet se që nga dita e sotme protestuesit për një afat të pacaktuar do të bllokojnë rrugët në pikat kufitare të Turqisë dhe Bullgarisë.

Kryetari i Federatë së Fermerëve në rajonin Evros, Jannis Margaritidis, ka theksuar se fermerët në rajon do të bllokojnë për një afat të pacaktuar rrugët që dalin në pikat kufitare Turqi-Greqi.

Margaritidis ka pohuar gjithashtu se edhe më parë kanë bllokuar rrugët me intervale kohore të ndryshme. Pasi ka vënë në dukje se ditën e djeshme kishin vendosur tabela për të paralajmëruar qytetarët grekë të cilët hynin dhe dilnin nga pika kufitare Kastanies ai tha më tej se “mbyllja e kufijve me një kohë të pacaktuar është çështje momenti”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *