Home / Kryesoret / Gruevski: Kam marrë besimin e plotë nga Ali Ahmeti për 5 qershorin

Gruevski: Kam marrë besimin e plotë nga Ali Ahmeti për 5 qershorin

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në konferencën për media tha se ka marrë besimin e plotë nga Ali Ahmeti se e mbështesin 5 qershorin si datë të zgjedhjeve dhe se ata shkojnë në zgjedhje me ose pa LSDM:

“Morëm besimin e plotë të Ali Ahmetit se mbështesin 5 qershor si datë për zgjedhje me ose pa LSDM-në. Vetëm me daljen në zgjedhje fitohet legjitimiteti i popullit dhe në asnjë mënyrë tjetër. E dëgjova Zaevin i cili tha se asgjë nuk varet nga Nikolla Gruevski, që nënkupton se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, andaj Zaev, merr guximin dhe të ballafaqohemi në zgjedhje. Deri më 5 qershor mund të thoni gjithçka, por më 5 qershor do të turpëroheni nga vetvetja, më 5 qershor do të pësoni fiasko”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *