Home / Kryesoret / Gruevski-Kunders: Zgjedhjet e 24 prillit, të nevojshme për të dalë nga kriza politike

Gruevski-Kunders: Zgjedhjet e 24 prillit, të nevojshme për të dalë nga kriza politike

– Kryetari i partisë politike VMRO-DMNE, Nikolla Gruevski, ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtne të Holandës, Bert Kunders

Siç informojnë nga partia maqedonase në pushtet, gjatë takimit janë shkëmbyer opinione rreth situatës aktuale politike në vend, marrëdheniet mes të dy shteteve si dhe proceset integruese të Maqedonisë.

Në kumtesë theksohet se Gruevski ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij për situatën politike për çka ka theksuar se zgjedhjet e 24 prillit janë të nevojshme për të dalë nga kriza e imponuar politike.

Sipas Gruevskit nga këto zgjedhje nevojitet themelimi i një qeverie stabile që është një element thelbësor për vazhdimin e reformave, gjë e cila sipas tij, lidhet edhe me sfidat të cilat dalin nga kriza me migrantët.

Ai ka shtuar se për partinë e tij është e një rëndësie thelbësore mbajtja e zgjedhjeve demokratike që nënkupton respektimin e verdiktit të popullit. Gruevski ka shtuar më tej se për VMRO-në, anëtarësimi në BE dhe NATO mbetet prioritet strategjik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *