Home / Kryesoret / Han e përshëndet prolongimin e zgjedhjeve për më 5 qershor

Han e përshëndet prolongimin e zgjedhjeve për më 5 qershor

Eurokomesari Johanes Han, në profilin e tij zyrtar në Twitter, e ka komentuar prolongimin e zgjedhjeve të 24 prillit për më 5 qershor, por edhe deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili mbrëmë tha se ka marrë garanca nga bashkësia ndërkombëtare se nuk do të ketë reforma në media.

“E përshëndes votimin e Kuvendit të IRJM-së për prolongimin e zgjedhjeve për më 5 qershor. Marrëveshja e Përzhinos ende është e gjallë. Të gjitha partitë plotësisht duhet të angazhohen, që të ndihmojnë për përgatitjen e zgjedhjeve kredibile, por dhe t’i inkurajojnë reformat prioritare, përfshirë edhe reformat në media. I falënderoj eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit, ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli, dhe bashkësinë ndërkombëtare për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, shkruan në Twitter, eruokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *