Home / Kryesoret / Han takon eurodeputetët, diskutojnë për Maqedoninë

Han takon eurodeputetët, diskutojnë për Maqedoninë

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë qenë në qendër të takimit të sotëm mes komisionarit Han dhe deputetëve evropianë Eduard Kukan, Riçard Houit dhe Ivo Vajgëll.

Nga kabineti i Han njoftuan se komisioneri ka njoftuar në detaje deputetët që ishin të përfshirë gjithashtu në ndërmjetësimin mes partive politike për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe ecurinë e deritanishme sa iu përket reformave urgjente prioritare.

Në takim nuk është diskutuar për një vizitë të mundshme të deputetëve evropiane ndërkohë që Han më 20 shkurt pritet të zbresë sërish në Shkup për të inspektuar përmbushjen e parakushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *