Home / Kryesoret / Han të premten përsëri do të vije në Shkup

Han të premten përsëri do të vije në Shkup

Euro komisari për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Han pritet që të premten të vij në Shkup.
Jo zyrtarisht, vizita u parapa për periudhën nga 15 deri me 19 shkurt. Në agjendën e Han, të publikuar në portalin e Komisionit Evropian për momentin nuk është parapa vizitë në Maqedoni deri më datën 18 shkurt.

Sipas ngjarjeve të paralajmëruara, Han nesër në Bruksel do të takohet me zëvendës kryeministrin për çështje evropiane, Fatmir Besimi. Për momentin nuk zbulohen detaje nga takimi.

Han, sipas paralajmërimeve nga Brukseli, kah mesi i muajit shkurt duhet që ta vizitoje Maqedoninë për të vërtetuar progresin e zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa me 20 shkurt, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të në konsultim me ekspertët lokal dhe ndërkombëtar do të vlerësojnë nëse ka kushte për zgjedhje kredibile me 24 prill.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *