Home / Kryesoret / Hapje solemne e Shtabit komunal ne Tearce dhe ne Jegonovc

Hapje solemne e Shtabit komunal ne Tearce dhe ne Jegonovc

Një delegacion i BDI-së i përbërë nga Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Bekim Neziri, koordinatori i zonës së 6 dhe nënkryetar i BDI-së Nevzat Bejta, zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, ai i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi, zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Zemri Qamili, deputetë si dhe funksionar tjerë partiak, sot, kanë marrë pjesë në hapjen solemne të Shtabit komunal në Komunën e Tearcës dhe Jegunovcës.

Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI-së, Bekim Neziri uroi hapjen e këtyre dy shtabeve dhe njëherë theksoi se BDI në të gjitha degët e saj ka formuar shtabet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Këto zgjedhje janë më të rëndësishme nga viti 2002. Muajve të fundit të gjithë na sulmojnë, na etiketojnë, manipulojnë dhe dezinformojnë, me qëllim të na dëmtojnë neve, dhe përmes neve ti dëmtojnë shqiptarët. Por , kot e kanë, sepse rruga dhe vizioni i Ali Ahmetit është i pandalshëm, s’ka kush e ndal betejën tonë për barazi, integrim dhe përfaqësim sa më të madh në jetën institucionale dhe politike. Duke iu falënderuar liderit tonë Ali Ahmeti dhe ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi, ne sot themeluam universitetin e dytë shqiptarë në Maqedoni, kuadrit të shumtë që dolën nga USHT-ja, tani do tj’u bashkëngjiten edhe kuadro tjerë nga universiteti shqiptarë i Shkupit”, tha Neziri, duke shtuar se UT-ja dhe Universiteti i Shkupit janë dy projekte kombëtare. 
Shefi i Shtabit tha se të arriturat e BDI-së gjatë këtij mandati do të prezantohen në takim të madh me qytetarët që do të mbahet më 21 shkurt në qytetin e Gostivarit.
“Na akuzojnë se kemi bërë pak, me 21 shkurt në Gostivar, në një takim të madh me qytetarë, do të tregojmë se cka kemi bërë  nga 2014 deri sot, se çka kemi realizuar së bashku me shqiptarët gjatë kësaj periudhe, nën një tension të madh që krijoi kriza politike, të cilën nuk e kemi shkaktuar ne. Gjithkund ku shkojmë na presin qytetarë të shumtë, ndërsa na inkurajon anëtarësimi masiv i të rinjve”, tha Neziri.

Ndërsa, duke iu drejtuar të pranishmëve, nënkryetari i BDI-së dhe njëherit koordinator i zonës së 6 zgjedhore, Nevzat Bejta theksoi se BDI është e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill. Nënkryetari Bejta para të pranishmëve tha se BDI ka realizuar projekte kombëtare. Ai mes tjerash tha: nën drejtimin e Ali Ahmetit, ne kemi krijuar kuadro të shumta dhe të përgatitura në të gjitha institucionet e vendit, neve edhe tash ti lëshojmë institucionet nuk kemi brenge se i kemi mbush plot me shqiptarë të kualifikuar në të gjitha fushat. Ne, në këto zgjedhje nuk kemi kundërshtarë politik, edhe pse kundër nesh janë edhe partitë shqiptare edhe ato maqedonase, ne do fitojmë dhe kjo fitore do të jetë historike. Ne luftojmë për barabarësi të plotë dhe me marrjen e institucioneve më të mëdha në vend”, tha nënkryetari Bejta.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe njëherë anëtarë i shtabit qendror, Fatmir Besimi tha se në këto zgjedhje BDI shkon me bindje të plotë se shqiptarët do t’i japin përkrahje maksimale vizionit të kryetarit Ali Ahmeti, liderit të vetëm të shqiptarëve të Maqedonisë. “BDI është në këtë proces zgjedhor sepse këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ruajtur stabilitetin e shtetit dhe për të arritur tre objektivat e BDI-së si orientimin euro-atlnatik, shtetëformues dhe për një standard më të mirë ekonomik për qytetarët. Euro integrimet nuk kanë alternativë dhe ne do të punojmë deri sa të anëtarësohemi në NATO dhe BE”, tha Besimi. 

Të pranishmit i përshëndeti edhe ministri Nurhan Izairi, kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani. Shefi i Shtabit komunal. Agim Nuhiu dhe kryetari i degës, Shaban Mehmeti.

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *