Home / Kryesoret / Haradinaj: Kërkova shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje

Haradinaj: Kërkova shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sapo ka lëshuar takimin me presidenten Jahjaga, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi.

Pas takimit, Haradinaj, tha se në takim ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Haradinaj, tha po ashtu se kërkesa e tij dhe e opozitës është edhe zgjedhja e presidentit që të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ai tha se opozita mbetet e bashkuar, duke ftuar qytetarët që të shihen më 17 shkurt.

Haradinaj po ashtu tha se pret reflektim nga pjesëmarrësit në takim për qëndrimet që ai ka shprehur.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *