Home / Kryesoret / Harmonizohet standardizimi i regjistrimit të refugjatëve në itinerarin ballkanik
SHKUP (AA) – Në takimin e mbajtur në Shkup mes Zyrave për Siguri Publike të Maqedonisë, Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, drejtuesit e policive të vendeve të Ballkanit Perëndimor konstatuan se tani më shumë se kurrë më parë nevojitet pajtim dhe koordinim i përbashkët nga të gijtha vendet transitore të Ballkanit Perëndimor mbi lëvizjen e refugjatëve, me qëllim që të përballen me krizën aktuale të refugjatëve. ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Harmonizohet standardizimi i regjistrimit të refugjatëve në itinerarin ballkanik

Në takimin e mbajtur në Shkup mes Zyrave për Siguri Publike të Maqedonisë, Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, drejtuesit e policive të vendeve të Ballkanit Perëndimor konstatuan se tani më shumë se kurrë më parë nevojitet pajtim dhe koordinim i përbashkët nga të gijtha vendet transitore të Ballkanit Perëndimor mbi lëvizjen e refugjatëve, me qëllim që të përballen me krizën aktuale të refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtuesi i policisë maqedonase, Goranço Savovski, deklaroi se në takim është diskutuar për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas së cilës është konstatuar se shkëmbimi i shpejtë i informacioneve me ngjarjet në rrugën transitore të refugjatëve dhe ndërmarrja e masave të reja është çelësi kryesor për t’u shmangur situatave të tensionura në linjat kufitare, si dhe për të menaxhuar këtë fluks të refugjatëve.

Një ndër hapat kryesorë që drejtuesit e policive të Ballkanit Perëndimor u dakorduan është regjistrimi i standardizuar i refugjatëve. Sipas drejtori Savovski, nevojitet harmonizimi i standardeve, metodave dhe procedurave të regjistrimit. Ai theksoi se personat që nuk posedojnë dokumente të udhëtimit, i kanë të falsifikuara apo janë të dhëna personale jo të sakta, nuk do t’u lejohet të përdorin këtë rrugë transitore.

“Tema e takimit të sotëm ishte ndërmarrja e një qëndrimi të përbashkët mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të njëjtën të propozojmë kolegëve të shteteve tjera. Shpresoj që në të ardhmen edhe ata do të pranojnë këtë që u dakorduam sot dhe të gjendet një mënyrë e regjistrimit të refugjatëve pasi të hyjnë në vendin e parë evropian, që është Greqia, e deri në vendin pranues”, deklaroi Savovski, duke shtuar se kjo nismë rajonale mbetet e hapur për përfshirjen e shërbimeve policore të të gjitha vendeve të prekura nga fluksi i refugjatëve.

Nga ana tjetër, zëvendës drejtori i policisë austriake, Franz Lang, theksoi se patjetër nevojitet angazhim i përbashkët për të reduktuar fluksin e personave që kanë pak apo aspak mundësi për të marrë të drejtën për azil.

Lang bëri të ditur se në pesë muajt e fundit tranzituan rreth 780 mijë persona, ndërsa në 13 muajt e fundit vetëm në Austri 100 mijë persona kanë parashtruar kërkesë për azil. Ai theksoi se Qeveria e Austrisë javën e kaluar ka ndërmarrë hapa për zvogëlimin e kuotës së 37 mijë e 500 azilkërkuesve.

Siç tha zëvendës drejtori austriak, Austria është vendi i dytë më i prekur në Evropë, pasi që në Suedi në një mijë persona 16 kanë kërkuar azil, në Austri 10, ndërsa në Gjermani 7 persona kanë parashruar kërkesë për azil.

“Është afati i fundit për të ndërmarrë standardet e përbashkëta të regjistrimit të refugjatëve, me qëllim që sa më shpejtë t’i shkëmbejmë informacionet e tilla. Për këtë arsye ne kemi vendosur të mbështesim Maqedoninë në të ardhmen, me pajisje, teknikë dhe me mbështetje në personel”, deklaroi Franz Lang.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *