Home / Lajme / Botë / Historia e hidhur e një babai sirian
HATAJ (AA) - CEM GENCO - Siriani Adnan Ahmad (L) përjeton dhimbjen e 3 fëmijëve prej të cilëve njëri ka humbur jetën prej luftës civile, njëri ka mbetur i plagosur, ndërsa tjetri ka humbur. Foto: 31 vjeçari Kolal Ahmad, (R). ( Cem Genco - Anadolu Ajansı )

Historia e hidhur e një babai sirian

Siriani Adnan Ahmad përjeton dhimbjen e 3 fëmijëve prej të cilëve njëri ka humbur jetën prej luftës civile, njëri ka mbetur i plagosur, ndërsa tjetri ka humbur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai para 4 viteve ka ikur prej Homsit dhe është strehuar në qarkun Reyhanli të qytetit Hataj në Turqi, dhe ka një histori të dhimbshme të jetës.

Adnan Ahmad, për gazetarin e AA-së ka pohuar se djali 22 vjeçar me emrin Abdul ka humbur jetën për shkak të sulmeve nga bombat fuçi, 33 vjeçari Üsem nuk është kthyer prej qytetit Sarmada ku ka shkuar para 1 vit e gjysmë dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë lajm prej tij.

Duke treguar se djali tjetër, Kolal (31) është plagosur duke shkuar prej shtëpisë në punë dhe se ai prej atë ditë është i dergjur në shtrat, theksoi se ka përjetuar dhimbjet më të mëdha që mund t’i përjetojë një baba.

– “Më së shumti që bëri lufta të përjetoj është dhimbja e fëmijëve”-

Babai sirian theksoi se djali i tij prej 4 vitesh është në shtrat dhe se është e vështirë për t’u kujdesur. Ai shtoi se: “Më së shumti që bëri lufta të përjetojë është dhimbja e fëmijëve. Kam 4 fëmijë dhe secili ka një dhimbje të veçantë. Njëri humbi jetën, nga tjetri nuk ka lajme që 1 vit e gjysmë, vajzën e kam afër meje, djali tjetër i dergjur në shtrat. Disa here është bërë operacion në Hataj. Tani do të vazhdojë jetën e tij i dergjur në shtrat. Për atë kujdesemi si të jetë fëmijë. Për një moment nuk largohemi nga ai. Edhe bashkëshortja ime është e sëmurë, dhe për shkak të kësaj vetëm unë kujdesem për djalin tim. Jam duke ja përmbushur nevojat e ushqimit dhe pastrimit. Për shkak të vështirësive tona financiare nuk mundemi t’i përmbushmi të gjitha nevojat”.

Duke theksuar se djali i tij dëshiron që të lëvizë, Ahmad tha se kanë nevojë për karrocë me bateri dhe se janë duke pritur ndihmën që të ju përmbushet kjo nevojë.
– “Falë Zotit jam ende gjallë”-

31 vjeçari Kolal Ahmad i cili është i plagosur pohon se ende nuk e beson që është i gjallë. Duke treguar se në Turqi ka ardhur i plagosur rëndë, Ahmad tha se: “Isha duke shkuar prej shtëpisë në punë. Pa kuptuar se çfarë ndodhi fillova të ndej nxehtësi në truo dhe nuk mbajë mend se çfarë ndodhi pastaj. Në fazën e parë familja ime më ka dërguar në disa spitale në Homs, por për shkak të mundësive aty trajtimi im nuk ka zgjatur shumë. Kemi ardhur në Turqi dhe këtu jam pak ma mirë. Plumbi ka goditur shpinë time. Falë Zotit jam ende gjallë”.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *