Home / Kuriozitete / Humbni 7 kg për 7 ditë me dietën indiane

Humbni 7 kg për 7 ditë me dietën indiane

Në dietën tradicionale indiane, dominojnë ushqimet e pasura me karbohidrate, me shumë erëza ekzotike.

Në majën e një ushqimi si ky, qëndron orizi me këri dhe kanellë. Këri është një erëzë mjaftë popullore në Indi, e cila në masë të madhe e përshpejton metabolizmin, madje më shpejtë se cilido ushqim tjetër.

Edhe pse konsumohet në sasi të vogël, këri ka aftësinë e parandalimit të rritjeve të indeve yndyrore. Dieta indiane zgjat shtatë ditë, përmes së cilës mund të humbisni deri shtatë kilogramë. Gjatë aplikimit të dietës mos pini lëngje të tjera, pos ujë të thjeshtë dhe çaj të zi pa sheqer, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Menyja për shtatë ditë:

Kafjalli: 1 gotë qumësht dhe 1 banane
Dreka: 3 lugë oriz të zier me kripë, 1 gotë çaj të zi, 2/3 e gotës oriz të zier me këri
Darka: 1 gotë çaj të zi, 2/3 e gotës perime me këri

Receta për perime me këri: Tri domate i preni në rriska. Qëroni një patëllxhan, e pastroni dhe e ndani në rriska. Dy speca dhe një karotë i preni në shirita. Imët preni dy thelpinj të hudhrës. I piqni në vaj ulliri patëllxhanin dhe karotën. Shtoni specat dhe domaten. Zieni në zjarr të lehtë për 15 minuta. Më pas shtoni 1 lugë këri, kripë dhe hudhrën.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *