Home / Showbiz / Hyrrem dhe Omer në një histori dashurie

Hyrrem dhe Omer në një histori dashurie

Falë serialeve, aktorët turq kanë gjetur një tjetër mundësi ku mund të njohin partnerët e tyre në jetë.

Duket se e njëjta gjë ka ndodhur me dy personazhe mjaft të dashur dhe për publikun shqiptar, të njohur me emrat e personazheve si Hyrrem dhe Omer.

Të dy janë në një romancë, por ende nuk kemi konfirmime zyrtare nga ana e çiftit të ri. Aktorja e njohur Meryem Uzerli e cila tek ne pikasi me rolin e saj “Hyrrem” në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, po shijon romancën me partnerin e saj Murat Yıldırım, i cili njihet me rolin e tij “Omer”, në serialin “Dashuri dhe Ndëshkim”.

Ka qënë projekti “Mbreti i Mbrëmjes”, që ka bërë bashkë dy aktorët mjaft të suksesshëm të kinematografisë turke, nga ku ka lindur edhe një romancë e re. Thashethemet janë konfirmuar mbrëmjen e djeshme teksa aktorja është parë në makinën 36 vjeçarit më të afërt se kurrë. Koha mbetet për të treguar nëse mes tyre ka ndjenja dashurie.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *