Home / Kryesoret / Imami Mustafa Efe, miku i maceve i cili fitoi admirimin e opinionit botëror
STAMBOLL (AA) - Imami Mustafa Efe, i cili duke i hapur dyert e xhamisë Aziz Mahmud Hüdayi në qarkun Üsküdar të Stambollit për macet endacake tregon dhembshurinë dhe mëshirën e fejës Islame. Ai me këtë sjellje shembullore u vlerësua edhe nga xhemati si dhe nga ndjekësit e mediave sociale. ( Arif Hüdaverdi Yaman - Anadolu Ajansı )

Imami Mustafa Efe, miku i maceve i cili fitoi admirimin e opinionit botëror

Imami Mustafa Efe, i cili duke i hapur dyert e xhamisë Aziz Mahmud Hüdayi në qarkun Üsküdar të Stambollit për macet endacake tregon dhembshurinë dhe mëshirën e fejës Islame. Ai me këtë sjellje shembullore u vlerësua edhe nga xhemati si dhe nga ndjekësit e mediave sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Imami Mustafa Efe, pasi që fotografitë të xhiruara nga xhemati janë postuar në rrjetet sociale, u vendos në qendrën e vëmendjes të shumë njerëzve nga Turqia dhe bota dhe filloi të emërtohet si ”imami, miku i maceve”.

Ai ka hapur dyert e xhamisë për macet, edhe duke predikuar ka treguar dhembshuri ndaj tyre, ndërsa gjithë kjo ka tërhequr vëmendjen e shtypit europian. Madje fotografitë të postuara në rrjetet sociale, në disa titujt e gazetave u konsideruan si ”Fotografitë të cilët shkatërrojnë islamofobinë”.

Macet të cilët me lutjen e mëngjesit hyjnë në xhami, gjatë namazit enden përreth ose në një cep të xhamisë, madje të vegjëlit e tyre një nga një i lëvizin në minber, janë aprovuar edhe nga ana e xhematit. Disa qytetarë të cilët kanë vëzhguar mëshirën e treguar për macet në xhami kanë mundur fobinë ndaj maceve.

– ”Një mysliman, është i detyruar për të treguar mëshirë edhe ndaj një gjarpri” –

Imami Mustafa Efe për gazetarin e AA-së tregoi se dashuria e tij e treguar ndaj maceve nuk është një send i kufizuar vetëm me ata dhe se çdo musliman duhet të sillet kështu.

Efe duke vënë në dukje se edhe në kulturat e mëparshme janë vërejtur shembuj me qendër dhembshurinë dhe mëshirën ka transmetuar mesazhin se këto shembuj i gjejmë në rastin kur njerëzit në cilësinë e sadakasë japin ushqim për pëllumbat që ndodhen në muret rrethuese të xhamive Yeni Cami në Eminönü, të Xhamisë Eyüp apo të xhamisë Fatih. Madje në lidhje me këtë mund të përmëndet edhe formimi i Vakëfit për Zogjtë Migrues i cili merr përsipër mjekimin e këtyre zogjve të cilët plagosen gjatë udhëtimeve nga një vend në tjetrin.

Efe ndër të tjera duke vënë në dukje se profeti Muhammed ka thënë se macja nuk është e papastër, është në një pozitë si ajo e njeriut, ka treguar se madje në një citim të tijin ai ka theksuar se “macja është si njeriu, nga teprica e ushqimit të maces mund të hahet dhe mund të pihet”.

Imami Mustafa Efe ka pohuar më tej: “Njëherë kur pejgamberi ishte duke marrë abdest vjen një mace për të pirë ujë, ku dhe profeti i ofron maces ujin që kishte në tasin e tij që do të merrte abdest. Pasi macja piu ujin profeti vazhdon të marrë abdestin me ujin e mbetur në tas. Ebu Hurejre një prej personave që ka transmetuar më shumë hadithe faktikisht është një person që është i njohur me një emër të ndryshëm. Një ditë pejgameri (A.S) vëren se një gjë po lëvizte në xhepin e tij dhe pasi e pyet ‘çfarë është kjo?‘ ai nxjerr nga xhepi i tij një mace të vogël, ndërsa më pas pejgamberi i thotë atij ‘babai i maceve të vogla‘ ku edhe personi më pas njihet me emrin Ebu Hurejre”.

Efe ka vënë në dukje se çdo musliman para se të fillojë një punë të mirë apo para se të lexojë Kur-an e nis me “Bismillahirramanirrahim” e cila ka kuptimin “mëshirues” dhe shpjegon më tej se: “Jemi robër të krijuesit tonë që na mëshiron, në të njëjtën kohë jemi një umet i një pejgamberi që i është dërguar botërave si mëshirë, pra ne që jemi një rob i Allahut dhe një umet i perjgamberit, është e pamundur që të mos tregojmë dhembshuri dhe mëshirë. Qendra e dhembshurisë dhe mëshirës nuk është vetëm mbi ato zogjtë apo kafshët që ne mbajmë nëpër shtëpitë tona dhe macet këtu. Një musliman është i detyruar të tregojë mëshirë edhe ndaj një gjarpri. Allahu këto kafshë na i ka vendosur në ngarkim ku dhe në lidhje me këtë janë citimet ‘O robi im, ti je një njeri që ke mendje dhe logjikë. Ndërsa këto janë gjallesa që veprojnë me instinktin e tyre dhe kanë nevojë për mëshirë dhe dhembshuri. Unë këto krijesa ti kam vendosur ty në ngarkim’. Në Islam ka mëshirë dhe dhembshuri edhe ndaj bimëve”.

– “Islami, është feja e mëshirës dhe dhembshurisë”-

Efe ka theksuar se feja Islame është fe e mëshirës dhe dhembshurisë dhe ka vazhduar: “Zbatimet e pejgamberit në këtë çështje i vërejmë në jetën e tij ku ato janë maja e mëshirës dhe dhembshurisë. Ku vërejmë se është treguar rëndësi deri tek thonjtë e një personi që mjel kafshët. Gjithashtu një rast tjetër është ajo kur ishin rrugës me një ushtri 10 mijë personash për të çliruar Mekën. Pejgamberi gjatë rrugës ku po kalonte ushtria vëren një qen që ushqente me gji këlyshët e tij dhe qëndron 1 orë pranë qenit nënë që të mos shqetësohet dhe që ushtria të kalojë nga ana tjetër. Kjo është maja e mëshirës dhe dhembshurisë”.

– Përmendja e fesë së mëshirës dhe dhembshurisë, me brutalitetin…”-

Mustafa Efe duke shprehur se është e pamundur të kuptosh se si ditët e sotme feja e mëshirës dhe dhembshurisë po përmendet me brutalitetin, ka theksuar se: “Për këtë arsye feja jonë shpreh se mëshirë dhe dhembshuri duhet të tregohet ndaj të gjitha krijesave të gjalla në univers dhe jo vetëm ndaj kafshëve që kemi në shtëpi. Sepse këto janë nën ngarkimin tonë, Allahu i plotfuqishëm në vend të këtyre krijesave mund të na krijonte edhe ne, mund të na krijonte edhe si bimë. Ne që kemi ardhur si njerëz në këtë botë nuk kemi paraqitur as kërkesën më të vogël. Përderisa Allahu na krijoi ne si njerëz atëherë edhe ne duhet ta vërejmë përgjegjësinë e të qenurit njeri. Për këtë arsye mëshira dhe dhembshuria nuk është vetëm njëanëshe, fytyra e qeshur e Islamit, është fytyra që buzëqesh”.

– “Në ligjin islam macja nuk është e pisët”-
Imami Efe ka pohuar se macet në xhami qëndrojnë bashkë me xhematin edhe gjatë faljes edhe gjatë ligjërimeve pa e prishur qetësinë. Gjithashtu edhe xhemati tregon dashuri dhe respekt ndaj tyre ku madje disa qytetarë në kuadër të mëshirës dhe dhembshurisë kanë mundur fobinë që kanë patur për macet.

Ai ka shpjeguar më tej se atij i janë drejtuar pyetje si “a mundet të ketë mace brenda xhamisë?”, ku ndaj kësaj pyetjeje ai përgjigjet se: “Në ligjin islam macja nuk është e pisët, nuk është e papastër, dhe për këtë arsye ajo mund të jetë e pranishme edhe në xhami edhe në shtëpi. Ndërsa këtë e vërejmë në zbatimet e pejgamberit ku ai në një citim të tijin ka thënë ‘Macja është banore shtëpiake’. Në xhaminë tonë vërejmë se macet janë të ndërthurura me ne, këtu nuk është një strehimor e përgatitur për macet, por vërejmë se macet hyjnë brenda xhamisë pa prishur qetësinë e xhematit tonë. Gjithashtu edhe ato nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për ti nxjerrë jashtë, ne gjithashtu jemi dëshmitarë se ka nga ata persona të cilët kanë mundur fobinë kundër maceve”.

– “Kuadratet që kanë shembur islamofobinë…”-

Efe shpjegon se fotografitë bashkë me macet të publikuara në median sociale kanë ngjallur interes jo vetëm në Turqi, por edhe në shtypin e huaj. Nëse vërejmë në shtypin francez dhe gjerman apo edhe në mediat e tjera është krijuar një atmosferë sikur Islami është rizbuluar sërish, madje në titujt e disa gazetave janë reflektuar si “kuadrate që kanë shembur islamofobinë”. Efe thekson më tej se “nëse shikojmë në thelbin e kësaj pune do të vërejmë se ky është thelbi i islamit. Feja islame nuk është asgjë tjetër jashtë kësaj. Faktikisht kjo tregon se sa në faj jemi. Këto kuadrate (fotografi) kanë treguar edhe njëherë se ne duhet ti shprehim njerëzve në të katër anët e botës që Islami është qendër e mëshirës dhe dhembshurisë dhe gjithashtu tregojnë përgjegjësinë e madhe që ne kemi në lidhje me këtë çështje”.

Ndër të tjera Efe ka vënë në dukje se gjithashtu këto kuadrate janë edhe një shprehje se sa nevojtare është bota për Islamin, mëshirën dhe dhembshurinë dhe shprehet më tej se: “Në ditët e sotme Islami ndodhet në një situatë ku ai përmendet me mizori të ndryshme. Është e pa mundur që ta kuptosh këtë. Sepse kjo fe është fe e mëshirës dhe Islami ka mbizotëruar nëpër botë me fytyrë të qeshur, një fe ku ka përpjekje që fytyrat e njerëzve të jenë të qeshura. Allahu fuqiplotë i ka vendosur një objektiv njeriut që ka krijuar dhe i thotë; ‘ o robi im nëse bëhesh një rob i mirë për ty kam parajsën dhe qiejt’. Pra për të qënë një njeri i mirë duhet të jetosh një jetë siç përmendet në Kur-an i cili gjithashtu është një qendër e mëshirës dhe dhembshurisë. Kur-ani njeriun e bën njeri, e bën një krijesë për në parajsë. Gjithashtu nëse dalim nga jetesa e Kur-anit vërejmë se kemi dalë jashtë mëshirës dhe dhembshurisë. Mund të ketë nga ata që e lexojnë dhe e komentojnë ndryshe Kur-anin por Allahu i plotfuqishëm na ka bërë një dhuratë dhe na ka udhëzuar që të ndjekim vetëm Kur-anin si librin më të madh. Vetëm në këtë mënyrë mund të shikojmë se një jetë mbi bazat e Kur-anit është qendër e mëshirës dhe dhembshurisë”.

– Mundi fobinë ndaj maces-

Ndërsa Osman Acar është një prej peronave i cili vjen në xhaminë Aziz Mahmud Hüdayi për të falur namazin dhe i cili është një prej personave që ka mundur fobinë ndaj maceve.

Acar duke vënë në dukje se fobinë ndaj maceve e ka krijuar që kur ishte i vogël ku ai ishte trembur pasi një mace ishte hedhur nga koshi i plehrave ka shpjeguar se “para së të vija këtu kisha frikë të kaloja anësh koshave të plehrave, dhe fillimisht kur erdha në xhami u frikësova nga macet që shikova. Nuk arrija të përqendrohesha në falje duke patur vëmendjen tek macet. Por me kalimin e kohës mendova se unë nuk isha ndryshe nga njerëzit e tjerë ku edhe unë mund ti doja macet ashtu si imami. Në fillim nuk i prekja dot, por duke menduar se ashtu si të tjerët edhe unë mund të kryeja adhurimet e mia në një vend ku ishin të pranishme macet fillova të mësohesha dhe brenda një jave u mësova me to”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *