Home / Lajme / Botë / Irak, statujë për vogëlushin Aylan Kurdi, simboli i tragjedisë së refugjatëve
SULEJMANIE (AA) - Statuja e vogëlushit Aylan Kurdi i cili u mbyt shtatorin e kaluar në Detin Egje, fotoja e të cilit bëri xhiron e botës duke treguar për problemet e refugjatëve, është prezantuar në qytetin irakian Sulejmanije. ( Feriq Fereç - Anadolu Ajansı )

Irak, statujë për vogëlushin Aylan Kurdi, simboli i tragjedisë së refugjatëve

Statuja e vogëlushit Aylan Kurdi i cili u mbyt shtatorin e kaluar në Detin Egje, fotoja e të cilit bëri xhiron e botës duke treguar për problemet e refugjatëve, është prezantuar në qytetin irakian Sulejmanije, raporton Anadolu Agency (AA).

Statuja “I dërguari i migrimit, Aylan Kurdi” është e lartë 3.5 metra dhe prezantimi i tij u ndoq nga zyrtarët e shumtë të qeverisë dhe qytetarëve.

Autori i statujës Bahtiyar Halepceyi tha se Aylan Kurdi simbolizon problemet e refugjatëve.

“Pas dramës pikëlluese rreth Aylanit, refugjatëve iu hapën të gjitha dyert. Ky problem u bë një nga temat kryesore të botës”, ka thënë Halepceyi i cili shtoi se për ta bërë staujën iu deshën pesë muaj.

Në anijen e cila u përmbyt në fillim të shtatorit të vitit 2015 jetën e humbën disa emigrantë në përpjekjen për të kaluar në mënyrë të paligjshme në Greqi, ku në mesin e tyre ndodheshin edhe vëllai i madh i Aylanit, Galipi, nëna e tij Zahin, ndërsa babai arriti të mbijetojë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *