Home / Lajme / Maqedoni / Ish gjenerali maqedonas: Trajkovski pengoi një luftë të përgjakshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Ish gjenerali maqedonas: Trajkovski pengoi një luftë të përgjakshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Ish gjenerali i ushtrisë maqedonase gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni, Stojanco Angellov ka deklaruar se ish presidenti maqedonas, Boris Trajkovski ka parandaluar një luftë civile duke aluduar në një konflikt të përgjakshëm mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni shkruan Zhurnal.

Ai këto vlersime i ka bërë në një postim në rrjetin social ne rastin e përkujtimit të 12 vjetori nga vdekja e ish presidentit maqedonas Trajkovski shkruan:

“Kryetar. Lavdi. Sa më shumë që mendoj, aq më shumë jam i sigurt se Ju penguat një luftë të përgjakshme civile në Maqedoni”, shkruan ish gjenerali maqedonas, Angellov.

Ndryshe, ish gjenerali maqedonas mori pjesë në luftimet e vitit 2001 kundër ish pjestarëve të UCK-së së Maqedonisë.

Ai disa herë ka pranuar se forcat maqedonase të sigurisë u mposhtën nga UCK-ja në Haracinë të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *