Home / Lajme / Ivanov do të mbajë fjalim në Konferencën e 52-të të sigurisë në Munih

Ivanov do të mbajë fjalim në Konferencën e 52-të të sigurisë në Munih

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot do të mbajë fjalim në panel diskutimin “Drejt integrimit të mëtejshëm euroatlantik të Evropës Juglindore” në kuadër të konferencës së 52-të të sigurisë në Munih.

Në panel diskutimin do të marrin pjesë edhe presidenti i Kroacisë dhe i Sllovenisë, Kolinda Grabar Kitaroviq dhe Borut Pahor dhe kryeministri i Malit të Zi dhe i Kosovës Milo Gjukanoviq dhe Isa Mustafa.

Është e paraparë që Ivanov, i cili për herë të katërt merr pjesë në Konferencën e sigurisë në Munih, të ketë disa takime me një pjesë të pjesëmarrësve në tubim, mes të cilëve me komandantin suprem të NATO-s për Evropë, gjeneral Filip Bridlav, me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zanier dhe me ndihmës sekretarin të shtetit i SHBA-ve Viktoria Nuland.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *