Home / Kryesoret / Ivanov: Jemi të gatshëm të përballemi me vendkalimet ilegela

Ivanov: Jemi të gatshëm të përballemi me vendkalimet ilegela

Nga vendosja e rrethojës së parë Armata ka parandaluar 19.000, ndërsa policia 14.000 vendkalime ilegale, për këtë tani qasemi drejt fazës së dytë të vendosjes së gardhit mbrojtës, i cili ka për qëllim që në mënyrë shtesë t’i parandalojë vendkalimet ilegale dhe vendkalimet të kufirit tonë shtetëror, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili sot e vizitoi linjën jugore kufitare dhe rajonin e kaplaur me krizë.

Kjo tregon, tha presidenti Ivanov, se me lëshimin e vetëm të refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku, migrimi ilegal i migrantëve ekonomikë rritet dhe ata kërkojnë në njëfarë mënyrë ta rrethojnë regjistrimin dhe ilegalisht ta kalojnë kufirin tonë.

Siç kumtoi kabineti i Ivanovit, me qëllim që parandalohen kalimet ilegale me dokumente të aksifikuara, presidneti Ivanov ka paralajmëruar se bëhen orvatje për listë regjistruese të vetme biometrike për migrantët, e cila do të jepet në kufirin me Greqinë me qëllim që të tranzitojnë deri te destinacioni përfundimtar.

Presidenti i Maqedonisë sqaroi se duhet të bëhet dallim mes aspektit të sigurisë dhe humanitar të krizës.

Republika e Maqedonisë, porositi Ivanov, është mirënjohëse ndaj të gjitha vendeve, organizatave, institucioneve joqeveritare, të cilat ndihmojnë në aspektin humanitar, por me qëllim ballafaqimin me rreziqet e sigurisë të Maqedonisë dhe nevojitet ndihmë më e madhe.

“Deri më tani gjithë aspekti i sigurisë i krizës ka qenë në ngarkesën tonë dhe kemi premtime, të cilat akoma nuk janë plotësuar. I shfrytëzojmë mjetet tona buxhetore, mjetet e Armatës dhe të policisë”, potencoi Ivanov duke shtuar se është e domosdoshme ndihma e automjeteve për patrullim, kamerave termale dhe pajisjeve tjera për përballje më efikase me krizën migruese.

Presidenti Ivanov, inormojnë nga Kabineti i tij, këtë fundjavë do të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Munih, ndërsa menjëherë pastaj do të udhëtojë për në pragë, ku Maqedonia është e ftuar speciale që të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të vendeve të “Grupit të Vishegradit”.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *