Home / Kryesoret / Ivanov në Bruksel në takim për krizën e migrantëve

Ivanov në Bruksel në takim për krizën e migrantëve

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në Bruksel do të marrë pjesë në darkën e punës që e organizon kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk në të cilin do të debatohet për krizën e migrantëve.

Krahas shefit të shtetit të Maqedonisë, në takim do të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Miro Cerar dhe Tihomir Oreshkoviq, si dhe kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker.

Siç publikoi pres-shërbimi i Donald Tuskut, në takimin në Bruksel do të bisedohet për ndodhitë e fundit në rajon në kontekst të krizës së migrantëve, për implementim të masave të Këshillit të BE-së, për ndihmën humanitare dhe për gjendjen dhe menaxhimin me kufijtë e jashtëm të BE-së./MIA/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *