Home / Kryesoret / Ixhet Memeti: Organet kompetente të sigurojnë zgjedhje të lira
SHKUP (AA) – Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti (foto), në prag të zgejdhjeve të parakohshme parlamentare, që parashikohen të mbahen në 24 prill të këtij viti, përkujtoi qytetarët për rëndësinë e të drejtës zgjedhore dhe mënyrën e realizimit të kësaj të drejta, ndërsa institucionet i paralajmëroi për obligimin dhe përgjegjësinë e krijimit të kushteve reale për t’u mundësuar zgjedhje të ndershme dhe demokratike. ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Ixhet Memeti: Organet kompetente të sigurojnë zgjedhje të lira

vokati i Popullit në Republikën e Maqedonisë, Ixhet Memeti, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që parashikohen të mbahen në 24 prill të këtij viti, përkujtoi qytetarët për rëndësinë e të drejtës zgjedhore dhe mënyrën e realizimit të kësaj të drejte, ndërsa institucionet i paralajmëroi për obligimin dhe përgjegjësinë e krijimit të kushteve reale për t’u mundësuar zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Memeti theksoi nevojën e bashkëpunimit më të madh të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe institucioneve kompetente në parandalimin e çdo parregullsie, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Memeti deklaroi se në zgjedhjet e fundit Avokati i Popullit ka marrë një numër të madh të ankesave vetëm në ditën e zgjedhjeve. Ai theksoi se në këto zgjedhje kishte parregullsi kyçe në procesin zgjedhor, të tilla si mospërputhja e listës elektronike zgjedhore me çertifikatat e listës zgjedhore dhe shumë parregullsi të tjera. Për këto parregullsi Memeti akuzoi MPB-në dhe KSHZ-në.

“Konstatova një punë jo profesionale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe publikisht i kritikoj. Nuk mundet MPB-ja të ndryshojë listën zgjedhore kur t’i kujtohet. Kjo ndodhi në zgjedhjet e fundit, ndërsa KSHZ-ja të qëndrojë duarkryq dhe të kritikojë Avokatin e Popullit dhe të përpiqet ligjërisht të dëshmojë se nuk është ky organ që duhet të rregullojë listën, por MPB-ja. Komisioni Shtetëror Zgjedhor është konvertuar në shërbim të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas ligjit, ndryshim, plotësim dhe fshirje në listën zgjedhore mund të bëjë vetëm KSHZ-ja, edhe atëherë, edhe tani”, deklaroi Memeti.

Ai duke apeluar deri tek faktorët e procesit zgjedhor t’i respektojnë dhe zbatojnë rregullat në mënyrë që qytetarëve t’ua mundësojnë të drejtën zgjedhore ta realizojnë në zgjedhje të lira, pa kurrfarë shantazhe, presione dhe frikësime, theksoi se në kohë dhe me efikasitet do të intervenoj në të gjitha rastet e denoncimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

“Secili ka të drejtë të deklarohet për opsionin e tij dhe për këtë të mos vuaj kurrfarë pasoja. Qytetarët janë ata të cilët vendosin. Askush nuk guxon në emër të tyre përmes formave të ndryshme të presionit, shantazhit dhe kërcënimit të vendos”, deklaroi Memeti, duke apeluar tek qytetarët që të mos heshtin dhe t’i denoncojnë tek Avokati i Popullit rastet e presionit apo cenimimit të të drejtave të tyre.

Memeti apeloi tek qytetarët që të mos heshtin dhe t’i denoncojnë tek Avokati i Popullit rastet e presionit apo cenimit të të drejtave të tyre. Ai poashtu bëri thirrje që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të përgatisë listë zgjedhore kualitative, e cila siç tha ai, pa asnjë dyshim do të kontribuojë për një proces zgjedhor kredibil.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *