Home / Lajme / Maqedoni / Ja dëshmitë e para të palës mbrojtëse të ‘Grupit të Kumanovës’

Ja dëshmitë e para të palës mbrojtëse të ‘Grupit të Kumanovës’

Janë publikuar dëshmitë e para të palës mbrojtëse në procesin e sotëm ndaj ‘Grupit të Kumanovës’ që është duke u mbajtur në Gjykatën themelore Shkupi 1.

Dëshmitarja Fizel Memishi ka deklaruar se në orët e hershme të mëngjesit, pra rrethi orës 5, kanë dëgjuar krisma, por nuk kanë parë asgjë. Ajo thotë se edhe njëqind herë po të ftohet në gjyq, do të thotë të njejtat fjalë, pasi që nuk dëshiron të merr dikë në qafë. Më pastaj, zonja Memishi thotë se nga ora 12 e 30 ka ardhur policia dhe i ka nxjerrë nga shtëpia.

Dëshmitarja tjetër, Artizana Fejzullai, ka deklaruar se policia i ka maltretuar pesë orë, madje policia edhe i ka rrahur, dhe se, nga traumat, ka vdekur gjyshja e saj, pas një muaji. Sipas saj, policia ka kërkuar babain Fadilin, i cili meret me bujqësi, kurse në Kosovë shkojnë për shkak se kanë familje atje, ndërkaq në shtëpi kanë patur mysafirë. Gjithashtu, Artizana deklaroi me plotë siguri se askush nuk ka gjuajtur me armë nga shtëpia e tyre në drejtim të policisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *