Home / Showbiz / Ja pse Ramadan Krasniqi nuk dëshiron të martohet më?

Ja pse Ramadan Krasniqi nuk dëshiron të martohet më?

Me përvojën e tij 40-vjeçare në skenën tonë artistike, me këngët e tij të shumta hite dhe më të dëgjuara në çdo familje shqiptare, me një mori albumesh e klipesh, si dhe me koncerte e ahengje familjare, e bëjnë që ai të fitojë epitetin meritor – legjendë e këngës sonë popullore, shkruan “Kosovarja”, për këngëtarin tonë të mirënjohur, Ramadan Krasniqi-Dani.
“Kurrë nuk do të martohem. Martesa jonë ka marr fund më 23 shkurt, konkretisht para shtatë vjetëve, kur ka ndërruar jetë bashkëshortja ime. E, nuk do të martohem kurrë më, sepse nuk dua dikë tjetër në jetë, për hatër të dashurisë që kam ndier ndaj saj, për hatër të fëmijëve, familjes së gruas, që i dua dhe i çmojë shumë”, thotë Dani, gjatë një interviste, nga e cila nxorëm këto pak fjalë të këngëtarit, i cili e kujton me mall fatkeqësinë e ndodhur familjare, tek i ka kushtuar edhe baladën e mirëpritur “Jeta pa ty”.
Këngëtarit të madh, Danit, i kërkojmë ndjesë për këtë trazim shpirtëror sot, ditë kjo që e mallëngjen, por, siç thotë edhe ai vetë, jeta e ka edhe anën e errët dhe çka vjen prej Zotit duhet të pajtohemi.
Dani ka tri vajza dhe një djalë. Ka edhe dy nipër, Anisin dhe Ilijanin, fëmijët e dy vajzave, të cilët, siç thotë edhe vetë këngëtari, i do më së shumti në jetë dhe ia kënaqin shpirtin me ekzistencën e tyre.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *