Home / Kryesoret / Ja pse u largua Lejla nga prokuroria speciale

Ja pse u largua Lejla nga prokuroria speciale

Komisioni tre anëtarësh i themeluar nga Këshilli i Prokurorëve Publik, ka dëgjuar sot dëshminë e prokurores Speciale, Katica Janeva, lidhur me vendimin e saj për te larguar nga ekipi dy prokurore, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i komisionit, Sasho Vaslilevski, në një prononcim për gazetarët pas seancës dëgjimore tha se Janeva në deklaratën e saj para komisionit është arsyetuar me vëllimin e vogël të punës që ka rezultuar me reduktim të ekipit të saj, ndërkohë sqaroi se dy prokuroret e larguara Lejla Kadriu dhe Marija Gjorçeva kanë kërkuar të kthehen në vendet e tyre të punës. Aktualisht, ato akoma figurojnë në prokurorinë Speciale.

“Komisioni nuk ka mandat të konfirmojë apo konstatojë, por vetëm të vërtetojë saktësinë e deklaratave, ndërsa për të njëjtat do të vendosë Këshilli” tha ai.

Sipas tij nevojiten ndryshime në ligjin për Prokurorinë Speciale në të cilin nuk është parashikuar procedurë ankimore e shkallës së dytë, dhe shtoi se nuk ka idenë se si do të veprohet në situatë të ngjashme në të ardhmen.

Katica Janeva nga ana e saj, informoi se komisionit të lartpërmendur i ka thënë se ka vepruar në përputhje me autonominë që ka për të shkarkuar prokurorët. “Aktualisht nuk vijnë në punë. Unë jam ajo që vendos se kush dhe në çfarë mënyre do të punojë në prokurori. Nga këtu nuk do të them asgjë më shumë sepse Këshilli është ai i cili do të tregojë” tha Janeva.

Prokuroria Publike Speciale del nga marrëveshja politike qershor/korrik e cila ka për detyrë që të merret me materialet e përgjuara të paligjshme të cilat i publikoi lideri i partisë opozitare LSDM Zoran Zaev me të cilat pretendohet komprometimi i udhëheqësve më të lartë shtetërorë. Ajo tha se së shpejti do të mbajë një konferencë për mediat në të cilën do të flas më hollësisht për qëndrimin e saj lidhur me punën, ndërsa më 15 mars do të do të dorëzojë në Kuvend dhe te Këshilli i Prokurorëve Publik raport të detajuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *