Home / Sport / Ja sa penallti ka humbur CR7 në karrierën e tij

Ja sa penallti ka humbur CR7 në karrierën e tij

Cristiano Ronaldo nuk arriti dot të shënonte nga pika e 11-metërshit të dielën ndaj Malagas dhe kjo ishte penalltia e 16 që sulmuesi i Realit ka humbur në karrierën e tij profesioniste.

Cristiano Ronaldo humbi një penallti të dielën, në barazimin 1-1 të Realit të Madridit ndaj Malagas, e cila ishte e 16 në karrierë që ai ka humbur, nga 103 penalltitë e ekzekutuara.

Kjo do të thotë që portugezi ka humbur 15.5% të penalltive që ka goditur deri më sot. Vetëm në kampionatin spanjoll ai ka humbur shtatë të tilla, transmeton TopChannel.

Penalltia e mëparshme e humbur daton në 30 dhjetorin e vitit të kaluar, kundër Real Sociedadit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *