Home / Lajme / Botë / “Jam i impresionuar nga investimet për transportin në Stamboll”
LONDËR (AA) - Kandidati musliman për kryetar të Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, duke theksuar se është tejet i impresionuar nga investimet e infrastrukturës dhe transportit në Stamboll, ka deklaruar se: "Kjo duhet të bëhet edhe në Londër. Nuk dua të garoj vetëm me Parisin, New York-un dhe Berlinin, dua të konkurroj edhe me Stambollin ose qytetet e tjera në Kinë ose Indi". ( MEHMET ALİ MAYBARSKAN - Anadolu Ajansı )

“Jam i impresionuar nga investimet për transportin në Stamboll”

Kandidati musliman për kryetar të Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, duke theksuar se është tejet i impresionuar nga investimet e infrastrukturës dhe transportit në Stamboll, ka deklaruar se: “Kjo duhet të bëhet edhe në Londër. Nuk dua të garoj vetëm me Parisin, New York-un dhe Berlinin, dua të konkurroj edhe me Stambollin ose qytetet e tjera në Kinë ose Indi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Londra më 5 maj do të zgjedh kryetarin e ri të bashkisë. Në zgjedhje do të marrin pjesë kandidat nga 5 parti të ndryshme, ndërsa sondazhet tregojnë se kandidati partisë kryesore opozitare, Khan ka një mundësi më të lartë për këtë detyrë. Në rast se zgjidhet Khan, do të jetë kryetari i parë musliman i Londrës.

45 vjeçari Khan i cili është fëmija e një familjeje pakistaneze i lindur në Londër, iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me popullin turk dhe premtimet zgjedhore.

Khan i cili është deputeti i Partisë Laburiste në Tooting nga viti 2005, duke tërhequr vëmendjen në problemin e banimit, theksoi se ka planifikuar që me formimin e një agjencie në kuadër të bashkisë të iu ofrojnë banesa londinezëve me çmime të volitshme.

Ai theksoi se do të formojnë një sistem modern të lirë transporti për londinezët dhe do të mbështesin iniciativat e punëve të reja e cila do të rrisin rrogat e londinezëve. Gjithashtu shton se është i mendimit se vendi i tij të mbetet anëtar i Bashkimit Europian.

– “Londra është një qytet i hapur për njerëzit”-

Khan duke theksuar se Londra është një qytet i hapur për tregti gjatë shekujve, tha se: “Londra nuk ka qenë e hapur vetëm për tregti, por ka qenë edhe e ideve të reja dhe njerëzve të ri si turqit. BE-ja i siguron përfitime sociale, kulturore dhe ekonomike vendit tonë”.

Ai u shpreh se më shumë se 500 mijë punë në Londër janë lidhur ngushtë me atë që Britania është vend anëtare e BE-së, dhe tërhoqi vëmendjen se në Londër gjenden 60 përqind të zyrave qendrore të kompanive jashtë BE-së dhe se 50 përqind i eksportit të bërë nga Londra bëhet në shtetet e BE-së.

Një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve për kryetar bashkie të Londrës pritet që të mbahet referendumi në lidhje qëndrimin apo jo të vendit në BE. Khan në rast se zgjidhjet kryetar bahskie, theksoi se do të bëjë fushata që vendi i tij të mbetet në BE.

– “Të rinjtë duhet ta kuptojnë Islamin”-

Khan i cili është lindur dhe rritur në Londër, tregoi se prindërit e tij janë pakistanezë, ndërsa gjyshja dhe gjyshi kanë prejardhjen nga India. Ai mbron qëndrimin se në rast se punohet shumë në Londër pa marrë parasysh të kaluarën etnike dhe fetare mund të arrihet sukses, dhe tha se është vërejtur se të rinjtë britanikë janë radikalizuar.

“Duhet të sigurojmë që të rinjtë ta kuptojnë Islamin e vërtetë e jo atë të cilën mundohen ta shpërndajnë terroristët. Duhet të sigurojmë që të rinjtë të jenë shembuj të mirë dhe të integrohen sa më shumë. Në rast se shpërndahen mesazhe të rrezikshme në internet duhet ti mbyllim ofruesit e shërbimeve të internetit. Mendoj se strategjia aktuale e qeverisë për parandalimin e radikalizimit nuk funksionon. Vërehet se ata të cilët dalin nga burgjet bëhen më të radikalizuar. Ka nevojë për një plan gjithëpërfshirës në luftën kundër radikalizimit. Në periudhën e fundit ndodhën sulme terroriste në Turqi dhe Francë, terrorizmi është një problem global dhe duhet të gjendet zgjidhje globale. Mendoni se çfarë mesazhi i jepet botës, me zgjedhjen e një kryetari bashkie i cili vjen nga pakicat etnike në Londër, fëmija e familjes migrante që është pjesë e besimit Islam”, tha Khan.

– “Turqit janë të suksesshëm”-

Ai më tej duke theksuar se janë rreth 300 mijë londinez me prejardhje turke dhe ka shumë biznesmenë, sipërmarrës, mësues të suksesshëm mes turqve, tha se: “Jam i shqetësuar për potencialet e tyre. Në këtë kuadër edukimi ka një rëndësi të madhe. Një ndër shkaqet më të mëdha se pse jam avokat, është se mësuesit e mi në shkollë më kishin inkurajuar dhe më kishin forcuar. Komuniteti turk në Londër ka një kontribut të madh”.

Khan i cili theksoi se gjuha angleze është një ndër problemet më të rëndësishme të integrimit, kujtoi se qeveria aktuale ka kufizuar fondin për mësimin e gjuhës angleze dhe se nga viti 2010 më shumë se 35 përqind të fondit është ndërprerë.

– “Stambolli dhe Londra duhet të bashkëpunojnë”-

Khan duke treguar se është impresionuar nga investimet infrastrukturore siç është Marmaray dhe transporti në Stamboll tha se: “Edhe në Londër duhet të bëhet kjo. Londra nuk mund të qëndrojë në vendin ku është. Popullsia tani është 8 milionë e 600 mijë. Në vitin 2020 pritet që popullsia të bëhet 9 milionë, ndërsa në vitin 2030 rreth 10 milionë. Do të investojmë më shumë në sektorin e transportit dhe banimit. Në Londër edhe ndotja e ajrit është problem i madh. Vitin e kaluar rreth 10 mijë londinez humbën jetën për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Për zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve duke shikuar kryetarët e bashkive të qyteteve siç janë Stambolli, New York-u, Chicago-ja dhe Parisi dua që ti zbatoj këtu. Do të jem i kënaqur duke u njohur me kryetarët e bashkive të vendeve të tjera në botë, të përfitoj nga përvojat e tyre, sepse dua që Londra të jetë qyteti më i mirë i botës”.

Khan duke theksuar se më parë e ka vizituar Stambollin dhe se është një qytet i mrekullueshëm, theksoi se në Stamboll mund të bëhet punë lehtësisht dhe se ka një popullsi të re. “Nëse zgjidhem si kryetar i Bashkisë së Londrës nuk dua të garoj vetëm me Parisin, New York-un dhe Berlinin, dua të konkurroj edhe me Stambollin ose qytetet e tjera në Kinë ose Indi. Dua të shikoj që Stambolli dhe Londra të bashkëpunojnë duke e parë si një mundësi popullsinë e re të Stambollit. Dua që të sjellë delegacionet tregtare nga Stambolli, të bëjnë investime në Londër”, tha Khan.

– Do të garojnë 5 kandidatë-

Zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Londrës do të mbahen më 5 maj. Krahas Khan-it, do të garojnë edhe Zac Goldsmith nga Partia Konservatore, Sian Berry nga Partia e Gjelbër, Carolne Pidgeon nga Partia Demokratike Liberale dhe Peter Whittler nga Partia e Pavarur e Mbretërisë së Bashkuar (UKIP).

Kryetari aktual i Londrës, Boris Johnson, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar ishte zgjedhur deputet nga partia qeveritare, Partia Konservatore. 51 vjeçari Johnson i cili nga viti 2008 është në detyrën e kryetarit të bashkisë, njihet me prejardhjen turke.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *