Home / Kryesoret / Jashari takoi raportuesit e Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës

Jashari takoi raportuesit e Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës

Raportuesit e rinjë të Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës, realizuan takim me ministrin e drejtësisë Adnan Jashari.

Gjatë takimit raportuesit e Komisionit monitorues i udhëhequr prej Lise Christoferssen, Valeriu Ghiletchi dhe  Sylvie Affholder, me ministrin Jashari diskutuan për situatën politike në vend dhe për zhvillimet e fundit në aspektin e të drejtave të njeriut, sundimit të së drejtës dhe demokracisë, si dhe vazhdimit të realizimit të rezolutës 1749 për  monitorim pasues të dialogut me Maqedoninë, si dhe për procesin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës për rekomandimin 2022, të vitit 2013.

Njëkohësisht në takim u diskutua edhe për realizimin e marrëveshjes së Qershorit/ Korrikut të vitit 2015, me theks të veçantë për reformat zgjedhore dhe ligjin për mediat, ku ministri Jashari e informoi Komisionin raportues për hapat që ka ndërmarrë si Ministër i drejtësisë konform detyrave dhe obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

Ministri Jashari gjithashtu deklaroi se janë realizuar të gjitha pikat e marrëveshjes së Përzhinos me përjashtim të dy çështjeve të cilat kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe ligjin për mediat. Njëkohësisht edhe për këto dy çështje, presim nga grupet punuese, përfaqësuese te katër partive politike që të arinjë pajtueshmëri.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *