Home / Lajme / Kronika e zezë / Kapen disa valltare në një klub nate në Tetovë

Kapen disa valltare në një klub nate në Tetovë

Oficerët e policisë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Tetovës mbrëmë nga ora 1 deri në 2, kanë kryer një inspektim në objektin hotelierik “Erdi Boss” në fshatin Zhelinë-Tetovë, njofton SPB-Tetovë.

Pas kontrollit të objektit, në pronësi të J.F. 39-vjeç nga f.Zhelinë u kapën 9 femra, 4 shqiptare dhe 5 shtetase të Maqedonisë, të cilat kanë argëtuar të pranishmit në objekt.

Katër shtetaset shqiptare janë të moshës 21 deri 40 vjeç, janë ndaluar dhe mbajtur në Departamentin e Punëve të Brendshme në Tetovë dhe më pas janë transferuar në Departamentin e krimit ndërkufitar, migracionit dhe Ripranimit për procedurë të mëtutjeshme.

 

Pesë shtetaset e Maqedonisë janë nga Shkupi dhe Kumanova, megjithatë, pas ndalimit dhe arrestimit të shkurtër ata janë liruar.

Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për sqarimin e plotë të të gjitha detajeve në lidhje me akomodimin dhe angazhimin e femrave aktuale dhe përfshirjen e tyre të mundshme në prostitucion ose veprimtari të tjera të paligjshme

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *