Home / Lajme / Kronika e zezë / Kapet 20 vjeçari që grabiste në Dibër, Kosovë, Maqedoni dhe Bulqizë

Kapet 20 vjeçari që grabiste në Dibër, Kosovë, Maqedoni dhe Bulqizë

Policia arrestoi 20 vjeçarin, Bledar Roci, nga Dibra i dyshuar për disa vjedhje dhe grabitje, por 3 shokët e tij arritën t’i shpëtojnë aksionit të uniformave blu. Dyshohet se të katërt, janë pjesë e një grupi kriminal  që “operonte në Rrethin e Dibës, Bulqizës, në Kosovë, Maqedoni dhe Greqi , ku kryenin kryesisht vjedhje me armë dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.” Pavarësisht se 3 anëtarët e tjerë të bandës arritën të largohen, policia tha se “aksioni u finalizua me sukses.”

Personat në kërkim janë:

L.R 25 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale).

A.T 25 vjeç ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale)

3-B.H 23 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale).

Bledar Roçi është i dyshuar për veprën penale “vjedhje me armë”  kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë (ku me datë 11.01.2015 në bashkëpunim me shtetasit L.R ,B.H,dhe A.T, të maskuar kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e shtetasit N.V .

Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Rrethin e Dibrës dhe Bulqizës, sipas policisë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *