Home / Kryesoret / Kapshticë, sekuestrohen rreth 500 kilogram kanabis
TIRANË (AA) - Policia Kufitare në Kaptshticë të Korçës ka sekuestruar 474 pako, me një peshë rreth 500 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë drejtuesi i një kamioni. ( Policia shqiptare - Anadolu Ajansı )

Kapshticë, sekuestrohen rreth 500 kilogram kanabis

Policia Kufitare në Kaptshticë të Korçës ka sekuestruar 474 pako, me një peshë rreth 500 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë drejtuesi i një kamioni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Korçës, mësohet se shtetasi i arestuar është identifikuar me emrin Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare në vijën e dytë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), si edhe pas kontrollit mjetit tip kamion të markës me targa AA312MY dhe rimorkos me targë ADR495, me të cilin ky shtetas udhëtonte dhe kishte si destinacion Turqinë, iu gjetën të fshehura dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 474 pako me lëndë të dyshuar narkotike, kanabis sativa, me një peshë të përafërt rreth 500 kilogramë.”- thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Korçës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *