Home / Kryesoret / “Katër pjesëtarë nga grupi i armatosur janë ekzekutuar në stacionin policor”

“Katër pjesëtarë nga grupi i armatosur janë ekzekutuar në stacionin policor”

rocesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës në maj të vitit të kaluar, i cili ka filluar para dy ditëve, vazhdoi sot në hapësirat e Gjykatës Supreme në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i dy nga të akuzuarit, Mefail Asllani, tha se njëri nga klientët e tij ka sot ka deklaruar se “katër persona nga grupi i armatosur janë dorëzuar të gjallë dhe më vonë janë ekzekutuar në stacionin policor, ku janë transportuar”.

“Njëri nga klientët e mi sot tregoi se pasi që janë dorëzuar grupi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Samit Kastrioti dhe Beg Rizaj kanë qenë të gjallë dhe sipas fjalëve të klientit janë ekzekutuar në stacionin policor, ku janë dorëzuar”, deklaroi Asllani.

Të akuzuarit mohojnë akuzat me të cilat ngarkohen, ndërsa nga ana tjetër Prokuroria pohon se ka dëshmi se 29 të akuzuarit janë fajtorë për këtë vepër penale. Të akuzuarit kërkojnë ndihmë nga institucionet ndërkombëtare që të vërtetojnë.

“Nuk pajtohemi dhe nuk shohim elemente për këtë term, që të akuzohen këta djem për krim të organizuar. Mendojmë se në seancat e ardhshme ne si mbrojtje do ta tregojmë që terrorizmi nuk do të jetë në këta akuzë se nuk ka elemente për vepër terrorizëm nga ky grup i cili veproi në Kumanovë”, tha Asllani.

“Si mbrojtje do të tregojmë se nuk janë përmbushur elementet thelbësore për të cilat ngarkohen të gjithë të akuzuarit. Sipas reagimeve të të akuzuarve dhe deklaratave të tyre, prapavija është më ndryshe për të cilën publiku ka më shumë njohuri se mediumet. Mendojmë se edhe ne gjatë procedurës do ta dëshmojmë me dëshmi”, deklaroi Lupço Veselinovski, avokat i një të akuzuari tjetër.

Të akuzuarit ngarkohen për veprat “terrorizëm” dhe “organizim terrorist”. Sipas padisë, një pjesë e të akuzuarve më 21 prill të vitit të kaluar kanë sulmuar stacionin policor në Goshince dhe kanë marrë gjithë armatimin për mbështetje logjistike.

Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, në aksionin policor për zmbrapsjen e grupit të armatosur humbën jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe tetë policë nga njësitë speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe mbi 30 të tjerë u plagosën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *