Home / Kryesoret / Këhtu e pëson kur e përkrah Katica Janevën

Këhtu e pëson kur e përkrah Katica Janevën

Përplasjet politike të partive politike, por edhe përplasjet e proceseve gjyqësore të padive të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), kanë zbritur edhe në mes të popullatës.

Nga burime brenda policisë, agjencia META njofton se zënka e një dite më parë, ku një i moshuar 80 vjeç nga fshati Makovë i rajonit të Mariovës, u rrah keq nga një 53 vjeçarë, në fakt ka patur si motiv pikërisht PSP-në dhe Katica Janevën.

 

I moshuari ka shprehur simpatinë dhe gëzimin e tij për punën e prokurores Katica Janeva dhe për ndjekjen penale të ish-ministrave të VMRO-DPMNE-së, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski.

Nga lëndimet e marra, tetëdhjetëvjeçari është trajtuar në spitalin e Manastirit, por edhe pas ndihmës mjekësore, ai ka ndruar jetë, ndërkaq policia ka ndaluar dhunuesin.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *