Home / Lajme / Botë / Kerry apelon për ndihmë urgjente në Siri

Kerry apelon për ndihmë urgjente në Siri

Dërgesat humanitare në pjesët të cilat gjenden në shtetrrethim në Siri nuk mund të presin rezultatin e bisedimeve paqësore, deklaroi sot Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Londër, Kerry tha se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) është e qartë dhe në të thuhet se forcat e regjimit dhe ato të opozitës duhet të garantojnë qasje të menjëhershme humanitare.

“Ky është një detyrim i cili nuk lidhet me bisedimet. Është një obligim i pranuar nga të gjitha palët në rezolutën e KB-ve. Rusia ka votuar për të njëjtën, Rusia bart përgjegjësi, njëjtë si të gjitha palët tjera dhe duhet tu përmbahet”, deklaroi sot Kerry.

Ai tha se zhvilloi një “diskutim të fuqishëm” me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, për të diskutuar mënyrat për lejimin e qasjes për konvojet e ndihmave humanitare.

Komentet e tij erdhën pas bisedimeve me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Philip Hammond, në margjina të konferencës së Donatorëve për Sirinë që u mbajt në Londër.

Bisedimet në Gjenevë të cilat janë sponsorizuar nga KB-të synojnë dhënien fund të luftës civile siriane dhe të njëjtat u pezulluan të mërkurën për shkak të luftimeve të intensifikuara në vend.

Gjithashtu lexo

Momenti kur personi i armatosur tenton ta rrëmbej çiftin, por ata e lënë me “gishta në gojë” duke u larguar nga vendi i ngarjes (Video)

Një burrë i armatosur i cili tenton të rrëmbej një çift që ishin brenda veturës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *