Home / Kryesoret / Këshilli Opozitar: Nuk duam bashkim që na forcon neve dhe e dobëson popullin

Këshilli Opozitar: Nuk duam bashkim që na forcon neve dhe e dobëson popullin

Këshill Opozitar dje qëndroi në Cyrih të Zvicrës, ku idenë e këtij Këshilli e sqaruan më në detaje shkrimtari, Kim Mehmeti dhe filozofi, Rufat Alili dhe Orhan Murtezani nga QDZH.

I pari të pranishmëve iu drejtua Rufat Alili, i cili tha se ideja e Këshillit Opozitar është mu sensibilizimi i opinionit në Maqedoni për të “keqen radikale”, e cila sipas filozofit lëshon rrënjë në një shoqëri ku mbretëron një mjegullnajë dhe nuk është në gjendje ta dallojë të vërtetën nga e pavërteta. Dhe, mu kjo është rasti me shqiptarët në Maqedoni, ku shqiptarët po nëpërkëmben sistematikisht, kurse partitë e tyre flasin për suksese dhe një situatë më të mirë se kurrë. “Këshilli Opozitar ka për qëllim hiq më pak se iluminizmin e shoqërisë. Ai synon vetëdijesimin e saj për mjerimin ku e kanë zhytur atë partitë shqiptare. Kjo do të ishte pikënisja për një politizim të suksesshëm në dobi të statusit të merituar të shqiptarëve në Maqedoni. Gjithnjë duke u mbështetur në referenca filozofike, ai në horizont sheh dy marrëveshje: E para është një ‘besëlidhje’ ndërmjet shqiptarësh, e cila do ta ngrinte moralin e tyre dhe tjetra «kontrata politike» me maqedonasit, e cila në saje të forcës së ‘besëlidhjes’ do të nxirrte atë që shqiptarët e meritojnë realisht në këtë shtet”, – shtoi Alili.

Në pyetjen e një pjesëmarrësi nga publiku se pse deti tani nuk janë duke bashkëpunuar partitë e reja opozitare, shkrimtari Kim Mehmeti tha se bashkimi nuk ndodh, ngaqë ka dy koncepte bashkimi; njëra palë thotë se duhet të bashkohemi nëpërmjet listave për deputet, e ne themi  se duhet të na bashkojmë caku qe duhet të arrijmë si shqiptarë të Maqedonisë.

Po ashtu, Mehmeti tha se ne shqiptarët jemi lodhur duke u bashkuar rreth individëve kështu që ka ardhur koha të bashkohemi rreth një ideali. “Ne nuk duhet të bëjmë çmos që të bashkohen forcat opozitare, por jo që ai bashkim të forcojë individin, por që ta luftojë të keqen që ka adresë të saktë -banditizmin partiak që mbulohet me emblemën e BDI dhe PDSH… Andaj e them hapur këtu para jush që ne të Këshillit Opozitar nuk duam bashkim që na forcon neve dhe e dobëson popullin dhe nuk duam të realizojmë atë që bëri BDI –ja, e cila përçau diasporën e çdo gjë shqiptare, vetëm për t’u forcuar një grup hajdutësh që ndërton përmendore nga e kaluara jonë e lavdishme, vetëm që me ato përmendore ta mbulojë turpin e saj të sotëm.”

Mehmeti gjithashtu ka shtuar: “Mërgata shqiptare dha gjithçka për të mirën e shqiptarisë dhe ka ardhur koha kur shqiptaria duhet të jep llogari përpara kësaj mërgate. Kjo mërgatë ia dha të gjitha edhe BDI-së, kurse tani ka ardhur koha kur BDI-ja duhet t’i kërkojë falje mërgatës shkaku se shkeli mbi gjitha ëndrrat dhe pritshmërinë e gjithkujt. Kjo mërgatë përderisa i dha të gjitha, në ndërkohë vendlindjet e tyre në Maqedoni u bënë vendbanime ku dalë nga ngadalë bëhen vende ku ka kush të vdes, po nuk ka kush të  lind fëmijë. Andaj kjo mërgatë më shumë se kushdo ka të drejt të kërkojë nga BDI- ja përgjegjësi  për atë se për vendbanimet shqiptare bëhen te pabanueshme për shqiptarët.”

Në këtë debat në Cyrih ka folur edhe kryetari i qendrës për Demokraci dhe Zhvillim nga Shkupi, Orhan Murtezani.

Murtezani pasi ka konstatuar gjendjen jo të mirë të shqiptarëve në Maqedoni, ka propozuar që subjektet politike shqiptare në Maqedoni të lidhin një besëlidhje mes vete për interesat shqiptare.

„Dy partitë politike shqiptarë në Maqedoni ishin në garë politike mes veti dhe të nënshtruara nga pushteti maqedonas. Deri tani nuk kemi pasur një kontratë dhe marrëveshje politike që do t’i mbronte interesat politike të shqiptarëve para partnerit maqedonas“, tha Murtezani, që sipas tij, në këtë mënyrë ruhet dinjiteti i shqiptarëve dhe ndërtohet besimin ndërmjet tyre, ndërsa beneficioni i gjithë asaj është që komuniteti të jetë i bashkuar.

Këtë e thotë Murtezani, ndërsa nga ana tjetër, duket të mbeten të ndarë në betejën e tyre politike dy blloqet opozitare shqiptare në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *