Home / Lajme / Botë / Kinë, ndëshkohen 27 zyrtarë për një vendim gjyqësor të gabuar

Kinë, ndëshkohen 27 zyrtarë për një vendim gjyqësor të gabuar

Pas hetimit të zbatuar lidhur me gabimet gjatë dënimit dhe ekzekutimit të një të riu, autoritetet kineze kanë dënuar 27 zyrtarë për të cilët hetimi tregoi se janë përgjegjës për lëshimet gjatë gjykimit i cili ka ndodhur para dy dekadave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata në krahinën Inner Mongolia, në veri të Kinës, në vitin 1996 dënoi me vdekje si dhe e ekzekutoi 18 vjeçarin Huugjilt për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në një tualet publik.

Në mënyrë shtesë në vitin 2005, një person tjetër, Jao Chong pranoi se ai e ka bërë këtë akt, ndërsa Gjykata e pranoi se Huugjilt “gabimisht” është dënuar.

Hetimi për këtë rast zbuloi se 27 zyrtarë të cilët kanë qenë të përfshirë dhe ata janë sanksionuar.

Bëhet fjalë për nëpunës të cilët gjatë asaj kohe kanë punuar në Gjykatë, prokurori dhe polici.

Vitin e kaluar Gjykata urdhëroi që familjes së të riut të dënuar gabimisht t’i paguhet dëmshpërblim në vlerë prej dy milionë juanë (322.000 dollarë), ndërsa Jao, i cili e pranoi vrasjen, është dënuar me vdekje.

Gjithashtu lexo

”I pamundur transporti i mbeturinave nga rajoni i Tetovës”

Banorë të disa fshatrave të cilët gravitojnë rreth deponisë Rusino-Gostivar, mbrëmë kanë bllokuar transportin dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *