Home / Lajme / Botë / Klimkin: Rusia po përdor Sirinë për të tërhequr vëmendjen nga Ukrain
LONDËR (AA) - Rusia shpreson se do të shmangë vëmendjen nga operacionet e saj në Ukrainë përmes sulmeve ajrore në Siri, ka thënë mbrëmë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin. ( Vladimir Shtanko - Anadolu Ajansı )

Klimkin: Rusia po përdor Sirinë për të tërhequr vëmendjen nga Ukrain

Rusia shpreson se do të shmangë vëmendjen nga operacionet e saj në Ukrainë përmes sulmeve ajrore në Siri, ka thënë mbrëmë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, raporton Anadolu Agency (AA).

Klimkin mbajti një fjalim në Institutin Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare në Londër, pas gati një viti kur Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit të njohur si Minsk II.

“E gjitha kjo ‘stërvitje’ në Lindjen e Mesme, siç e shoh unë, paraqet rrugën e Rusisë dhe presidentit të saj për t’u kthyer si faktorë në skenën ndërkombëtare”.

Ukraina, sipas Klimkin, “i është përkushtuar tërësisht Minskut, sepse ai beson se kjo është mënyra e vetme që çon drejt paqes dhe drejtësisë”.

I pyetur për të komentuar mbi vendimin e ndërhyrjes ruse në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Asad, Klimkin tha se “për Putinin gjatë gjithë kohës është e rëndësishme që të tërheqë vëmendjen nga ajo që po ndodh në Donbass (pjesë e Ukrainës)”.

Donbass ka qenë skenë e konfliktit midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë që nga viti 2014.

Këtë rajon, pohon Klimkin, Rusia po e përdor për të destabilizuar Ukrainën.

“Atyre nuk u nevojitet Donbassi për destabilizim, sepse për ta ky rajon është një lloj sfide e brendshme. Sfida thelbësore qëndron në çështjen që Ukraina të mbetet unike, demokratike dhe evropiane. Kjo është një lloj i ‘skenarit horror’ të Putinit, që vendi të shkojë drejt rrugës së Bashkimi Evropian duke krijuar institucione demokratike”, shtoi ministri ukrainas.

Ukraina ka nevojë për zgjedhje “të lira dhe të ndershme” në rajonin Donbass, por zgjedhje të tilla është e vështirë që të sigurohen duke pasur parasysh situatën në terren.

“A mund të imagjinoni çfarëdo lloji zgjedhjesh të lira dhe të ndershme, kur mijëra, mijëra njerëz, enden me kallashnikovë,” pyeti Klimkin.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *