Home / Kryesoret / Komunikacioni pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa

Komunikacioni pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi – Udovë, Vinicë – Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *