Home / Lajme / Maqedoni / Komunikatë nga takimi Ahmeti- Roth

Komunikatë nga takimi Ahmeti- Roth

Sot në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka realizuar një takim pune me z. Michael Roth, Ministër Shteti në Ministrinë e Jashtme Gjermane si dhe Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, zonjën Christine Althauser.
Z. Ahmeti dhe z. Roth diskutuan rreth çështjeve që mbeten për tu zbatur nga marrëveshja e Shkupit, zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare si dhe për integrimin EuroAtlantik dhe çështjen emrit.
Z. Ahmeti njohtoi z. Roth rreth rolit të BDIsë dhe angazhimin tonë për arritjen dhe zbatimin marrëveshjes së Shkupit si dhe pritjet e BDIsë që të respektohet ky dokument në tërësi, përfshirë edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Kodi konsensual zgjedhor u votua në nëntor të vitit të kalur nga 104 deputet. Ky kod, përfshi nenet 78, 82 dhe 83 të cilat përcaktojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve më 24 prill 2016, u mbështet nga BDI, PDSH, LSDM dhe VMRO.
Z. Ahmeti shprehu bindjen që zgjedhjet do të janë të besueshme, fer, demokratike dhe në përputhje me pritjet e komunitetit ndërkombëtar, por partitë politike duhet që mos të pengojnë punën e institucioneve përgjegjëse për zbatim të zgjedhjeve.
Në lidhje me çështjen e emrit, Kryetari Ahmeti theksoi nevojën për ndihmë ndërkombëtare në tejkalim të çështjes që po mban peng integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *