Home / Kryesoret / Kosovë, deputetët e opozitës hodhën poshtë aktakuzën për hedhje të gazit lotsjellës
Deputetët e opozitës së bashkuar, Albin Kurti (2R), Faton Topalli (1R) dhe Albulena Haxhiu (4R) nga Lëviozja Vetëvendosje, si dhe , Donika Dakaj - Bujupi (3R) nga Aleancanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot gjatë paraqitjes së tyre para Gjykatës Themelorë në Prishtinë lidhur me aktakuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, kanë kundërshtuar aktakuzën dhe avokatët e tyre kanë kërkuar që aktakuzë të hidhet poshtë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga AAK. Gjatë kësaj seance, qëndrimi i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ishte se, me veprimet e tyre deputetët e opozitës e kanë mbrojtur kushtetutën ( Aleanca per Ardhmerine e Kosoves - Anadolu Ajansı )

Kosovë, deputetët e opozitës hodhën poshtë aktakuzën për hedhje të gazit lotsjellës

Deputetët e opozitës së bashkuar, Albin Kurti, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Donika Dakaj – Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot gjatë paraqitjes së tyre para Gjykatës Themelorë në Prishtinë lidhur me aktakuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, kanë kundërshtuar aktakuzën, ndërsa edhe avokatët e tyre kërkuan që aktakuza të hidhet poshtë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga AAK, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë kësaj seance, qëndrimi i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ishte se me veprimet e tyre deputetët e opozitës e kanë mbrojtur kushtetutën, që është detyrë dhe obligim i çdo deputeti.

“Drejtësia qëndron, jo në të qenurit neutral midis të drejtës dhe të gabuarës, por në gjetjen e së drejtës dhe mbështetjen e saj kudo, kundër të gabuarës. Ne nuk mund të pretendonim që nuk po shohim, e as të kthenim kokën mënjanë, kur shkelej akti më i lartë juridik i vendit. Ne bëmë atë që është detyrë, mbrojtëm Kushtetutën dhe të drejtën. Kjo u konfirmua edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 23 dhjetor 2015, andaj ne nuk jemi në konflikt me Ligjin, përkundrazi vepruam në mbrojtje të së drejtës”, deklaroi Kadaj – Bujupi.

Ajo theksoi se opozita është në konflikt me dy marrëveshjet dhe po përballet me akuza për qëndrimet e saja politike.

“Kjo nuk është demokratike dhe demokracia nuk është palaço të vallëzojë sipas kërkesave ditore”, ka thënë Bujupi e cila ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim, për dy javë, ndërkohë ishte helmuar me ushqim në burg dhe masa e paraburgimit i ishte shndërruar në masën e arrestit shtëpiak, duke u liruar në prag të festës së Vitit të Ri, më 31 dhjetor.

Deputetët opozitarë në seancën e sotme, në përgjithësi e kanë mohuar aktakuzën duke konsideruar se, në këtë rast, nuk është bërë ekspertiza e duhur dhe se aktakuza nuk është e qëndrueshme pasi që, askush nga sigurimi dhe deputetët e Kuvendit nuk ka pësuar. Avokatët kanë kërkuar të shikohen me kujdes dispozitat ligjore mbi institutet dhe çka konsiderohen mjete të rrezikshme sipas ligjit.

Po ashtu, është potencuar fakti se në rastet e hedhjes së gazit lotsjellës po përdoren standarde të dyfishta të vlerësimit, sepse për të njëjtën vepër, një qytetar i Kosovës ishte dënuar me gjobë prej 400 eurove, kurse deputetët e opozitës dërgohen në paraburgim dhe merren masa të tjera ndëshkuese ndaj tyre.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *