Home / Kryesoret / Kosovë, fillon protesta e opozitës kundër Qeverisë
PRISHTINË (AA) – Disa dhjetëra mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së sotme të opozitës së bashkuar kosovare, Vetëvendosjes (VV), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën (NISMA), për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe për të kërkuar shkarkimin e Qeverisë e cila i ka nënshkruar këto marrëveshje. ( Zülfiya Yakup - Anadolu Ajansı )

Kosovë, fillon protesta e opozitës kundër Qeverisë

Disa dhjetëra mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së sotme të opozitës së bashkuar kosovare, Vetëvendosjes (VV), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën (NISMA), për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe për të kërkuar shkarkimin e Qeverisë e cila i ka nënshkruar këto marrëveshje.

Protesta e cila është paralajmëruar nga opozita si e qetë dhe paqësore, ka filluar në ora 14:00, para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe protestuesit tash po marshojnë përgjatë qendrës së qytetit, nëpër Sheshin Zahir Pajaziti, Sheshin Nënë Terezë dhe do të përfundoj në sheshin Skënderbe, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit po protestojnë me slloganin “Për shtet me sovranitet” ndërsa liderët e opozitës u shprehën se opozita e bashkuar ka vendosur që ditëne sotme, 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës ta festojë duke protestuar kundër pushtetit aktual ose siç thanë sot është “Festë me Protestë”.

Aktualisht, çdo gjë është e qetë, ndërsa nëpër qytet ka forca të shtuara të policisë.

Një numër i madh i policëve dhe Njësisë Speciale, kanë rrethuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ndërsa policia ka stacionuar edhe autoblinda dhe automjete për topa uji, në rrugët anësore, pranë sheshit afër Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *